PVD nga 9 maji ka hyrë në procesin përgatitor zgjedhor
Lokale

PVD nga 9 maji ka hyrë në procesin përgatitor zgjedhor

12.May.2015 12:00
0

Tani, pas vendimit të Kuvendit të përgjithshëm, të datës 9 maj për shpalljen e zgjedhjeve për gjitha nivelet brenda PVD-së janë krijuar kushtet që të procedohet dhe të organizohen ato në mënyrë cilësore.

Dega e PVD-së në Bujanoc ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për fillim të procesit zgjedhor brenda partiak, proces që pritet të përfundon kah fundi i muajt të ardhshëm.

Kryesia e tanishme, ka autorizuar Komisionin zgjedhor i kryesuar prej Driton Rexhepit, që brenda javës në koordinim me kryetarët e nëndegëve do të hartojë planin detal të takimeve zgjedhore në të gjitha nëndegët, ku në mënyrë demokratike dhe transparente,do zgjidhen delegatët e kuvendit dhe kryesitë e nëndegëve, të cilët më pas, do zgjedhin kryesinë dhe kryetarin e degës.

“Jemi në finalizim të përgatitjeve të duhura, do zhvillojmë proces të mirëfilltë zgjedhor, duke iu dhënë mundësi çdo anëtari të kandidon për pozita udhëheqëse në strukturat partiake”, është deklaruar Rexhepi, i cili ka ftuar gjithë anëtarësinë e PVD-së, por edhe tjerët që dëshirojnë ti bashkohen këtij subjekti, të bëhen pjesë e procesit, duke u bërë pjesë e zhvillimeve të brendshme demokratike e duke dhënë shembull të demokracisë së brendshme, edhe subjekteve tjera.

“Edhe kësaj radhe do tregojmë se jemi parti e vlerave dhe proceseve demokratike, parti ku vlerësohet angazhimi dhe puna e secilit anëtar, duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë, ndaj edhe presim që organet që do dalin, do jenë të nivelit më të lartë profesional dhe arsimor”, ka thënë për Ttiullin, Rexhepi, duke nënvizuar se anëtarësia e dikurshme po i kthehet PVD-së, sepse siç tha ai "veç në PVD kanë hapësirën e duhur për veprim dhe për ti treguar vlerat e tyre njerëzore dhe profesionale".

PVD në këtë process zgjedhor hy me reforma te dukshme, ndryshoi dokumentet dhe rregulloren për zgjedhje dhe Statutin e PVD-së.

Gjinia më pak e përfaqsuar, Forumi i Gruas do të përfaqsohet me 30 % në të gjitha nivelet partiake, kurse të rinjtë -Forumi i Rinisë më së paku 20 %, këto janë norma statutare.

Në jetësimin e reformave ka kontribuar bashkëpunimi shumë të ngushtë edhe me Institutin Demokratik Nacional, NDI. /Titulli.com/

Libri i shkrimtarit nga Presheva përkthehet në gjuhën rumune
Në Luginë deri më tani 713 refugjatë të regjistruar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration