Në Luginë deri më tani 713 refugjatë të regjistruar
Lokale

Në Luginë deri më tani 713 refugjatë të regjistruar

12.May.2015 12:10
0
Në Luginë e Preshevës në Shtabin Emergjentë Komunal për pritje të refugjatëve nga Maqedonia, deri më tani janë regjistruar 713 persona të zhvendosur pas përshkallëzimit të situatës në Kumanovë.

Vendkalimi kufitarë mes Serbisë dhe Maqedonisë, ndonëse është funksional, për qytetarët e Kumanovës është i mbyllur, nuk lejohet asnjë qytetarë që të hyjë në Serbi, ndërsa një numër i vogël i familjarëve të zhvendosur në Preshevë që kishin shkuar t`i shohin shtëpitë e tyre, nuk janë lejuar të kthehen sërish në Luginë.

Nga ana tjetër thirrjen e Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, i cili përmes medieve serbe ka “lutur miqtë shqiptarë” në Luginë të ruajnë qetësinë, për deputetin Shaip Kamberi, janë irituese dhe paraqesin kërcënim dhe si të tilla janë shqetësuese, transemton RTK.

Kamaberi, konsideron se fushata denigruese e medieve, analistëve, madje edhe e vet kryeministrit serb, është paralajmërim për ndonjë skenar çfarë shqiptarët në Luginë kanë parë me qindra deri më tani.

Deputeti Kamberi, ka ftuar qytetarët shqiptarë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme.

Ndërkaq, në Luginë vazhdon përqendrimi i forcave të shumta policore, ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe, me pretekst të ruajtjes së qetësisë nga ndonjë incident i mundshëm i influencuar nga rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë. /Titulli.com/

PVD nga 9 maji ka hyrë në procesin përgatitor zgjedhor
Subvencionet e Trupit Koordinues, sa u punësuan në Komunë të Bujanocit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration