PVD: Mentalitetin e kopjimit të luleve PD e ka mbjell edhe tek të rinjët
Partia për Veprim Demokratik ka reaguar ndaj aksionit të aktivistëve të Partisë Demokratike të cilët vendosën lule nëpër gropat e rrugëve të qytetit në Bujanoc.
Ky është reagimi i plotë i PVD-së:
As lulet nuk mundë ta përmirësojnë asfaltin e Nagip Arifit
Gropat nuk kanë qenë dhe nuk janë aspak brengë e ekspertit të tenderave Nagip Arifi.
Lulet (simbol i rrespektit ndaj gjinisë më të bukur) edhe më pak.
Në kohën e tij ai në vend të luleve, grave shqiptare të punësuara në direkcionin për ndërtim i shpërndante fshisa dhe lopata për ti pastruar rrugët nëpër vendbanimet serbe.
Të njejtat i largoi dy herë nga puna dhe shkaktoi shpenzime prej 200 mij eurove për dëmshpërblimin e tyre pasi Gjykata i ktheu në vendet e tyre të punës.
Gropat e sodit janë rezultat i asfaltit dhe projekteve shkel e shko të Nagip Arifit.
Ecni çdo rrugë që u punua në kohën e tij, aty do ta kuptoni më së miri pse Nagip Arifi edhe më tej ëndrron të bëhet kryetar komune.
Jo për gropat, sigurisht.
Mentalitetin e kopjimit PD ka arritur ta mbjell edhe tek të rinjët e tyre.
PD-ja është kopja vetë.
Nga emri e llogo e partisë e deri te aksioni i sotëm pa fije kreativiteti.
Bujanoci meriton shumë. Meriton edhe një opozitë më të mirë.