Në pritje të “korrigjimit” të kufijve, Lugina zhvishet nga kompetencat
Lugina

Në pritje të “korrigjimit” të kufijve, Lugina zhvishet nga kompetencat

04.Mar.2019 08:10
0

Beogradi ka intensifikuar procesin e zhveshjes së Luginës nga kompetencat që i ka ushtruar deri më tani. Gazeta ka biseduar me politikanë dhe aktivistë të shoqërisë civile atje. Zhveshjen nga kompetencat dhe shërbimet e deritashme ata i kanë ndërlidhur me kontekstin e dialogut, Kosovë-Serbi.

Politikanët nga Lugina kanë folur edhe për opsionet e diskutuara në Serbi, të cilat implikojnë ndryshim kufijsh, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, sipas tyre, çfarëdo zgjidhjeje e pjesshme për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk i kontribuon zgjidhjes dhe krijon terren për trazira të mundshme.

Fatmir Hasani është deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Në një bisedë për “Koha Ditore”, ai ka treguar për veprimet që ka ndërmarrë Beogradi muajt e kaluar, e të tjera që janë paralajmëruar të merren, në komunat e populluara me shumicë shqiptare.

Fundvitin e kaluar janë mbyllur terminali dhe zyra e Doganës në stacionin hekurudhor të Preshevës. Shërbimit kadastral dhe administratës tatimore në janar të këtij viti u janë marrë disa kompetenca. Po ashtu, sipas Hasanit, Gjykata Themelore është larguar nga Presheva. Po ashtu ka paralajmërime që edhe shtëpitë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë të kalojnë në kompetencë të Vrajës.

PVD: Mentalitetin e kopjimit të luleve PD e ka mbjell edhe tek të rinjët
Tuzi me drejtues shqiptar, Nikë Gjeloshaj fiton zgjedhjet e para për komunën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration