PVD ende nuk ka vendosur për emrin e deputetit, nuk pret të jetë pjesë e Qeverisë
Lokale

PVD ende nuk ka vendosur për emrin e deputetit, nuk pret të jetë pjesë e Qeverisë

21.Feb.2014 19:03
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi ka deklaruar sot se nuk prej që deputeti i kësaj partie në Parlamentin e Serbisë në përbërjen e ardhshme të jetë pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës, mirëpo pret një bashkëpunim më të mirë me pushtetin. Halimi ka thënë se ka mjaft  fusha në nivele më të ulëta të qeverisë ku mund të kishte një bashkëpunim më të mirë se sa që ishte deri më sot. Kryetari i PVD-së, i cili deri më tani në tri përbërje të Parlamentit të Serbisë ishte deputeti i vetëm shqiptar, edhe atë gjithnjë në opozitë, ka shtuar se ende nuk është vendosur se kush do të jetë i pari në listën e PVD-së për deputet në Parlamentin e Serbisë, mirëpo PVD pikë së pari do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe të papunësisë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. “Kushdo që do të jetë i pari në listë për deputet, ndërsa ne (në bazë të numrit të votave) mund të kemi një deputet, do të angazhohet, para së gjithash për zgjidhjen e problemeve të mëdha ekonomike pasi këto tri komuna janë më të pazhvilluarat dhe me shkallën më të lartë të papunësisë e cila është tre herë më e lartë se mesatarja shtetërore dhe përbëhet prej 80 për qind”, ka thënë matej Halimi, shkruan Blic. Ai ka theksuar se shqiptarët kanë edhe probleme specifike, para së gjithash në arsim dhe punësim në organet shtetërore, për të cilat do të angazhohet deputeti i PVD-së. “Kur më herët dilnim në zgjedhje, preokupimi ynë ishte që para opinionit të paraqiteshin të gjitha problemet e shqiptarëve dhe se ato të dëgjoheshin, mirëpo në këto tre mandate ambiciet ishin më të mëdha, që të tentohet ndikimi në pushtetin zbatues, dhe në këtë pjesë kemi pakënaqësi. Presim që të kemi bashkëpunim më të mirë me qeverinë e re”, ka thënë matej Halimi, transmeton Titulli. PVD, e cila është e vetmja parti politike shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci që merr pjesë në zgjedhjet Parlamentare të 16 marsit, ende është duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme për dorëzimin e listës për deputet. Aksioni për grumbullimin e nënshkrimi ka filluar paksa me vonesë për shkak të pritjes së vendimit të partive tjera politike, të cilat në fund janë deklaruar për bojkotim të zgjedhjeve. “Deri të enjten janë grumbulluar rreth 5.000 nënshkrime të vërtetuara në gjyqë, presim që të grumbullojmë nënshkrime të mjaftueshme deri më 28 shkurt, ndërsa kemi marrë premtime edhe nga partitë e Sanxhakut që do të na ndihmojnë në grumbullimin e nënshkrimeve nëse do të jetë e nevojshme, në mënyrë që për 1.000 nënshkrime të mos na shkoj huq i tërë mundi”, ka thënë në fund Halimi./Titulli.com/
Gold AG: Pshurr n’to Ragmi se për ty nuk është politika?! (video)
Stankoviq takon ambasadorët: Nuk i kuptoj politikanët shqiptar që s'po marrin pjesë në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration