Lokale
Gold AG: Pshurr n’to Ragmi se për ty nuk është politika?! (video)
Reperi preshevar Gold AG ka dal me këngën e tij të re të titulluar “Shqiptar”.
Në këtë këngë përmes së cilës kritikohet aktualiteti në udhëheqësinë kosovare, të Shqipërisë e të Luginës, Gold AG, si gjithmonë nuk kursen fjalët kur kemi të bëjmë për padrejtësi.
Në një moment ai kritikon edhe kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duke i sugjeruar këtij të fundit që të lë politikën, me fjalët “Pshurr n’to Ragmi se për ty nuk është politika”
Këngëtari poashtu i drejtohet të gjithë udhëheqësisë me fjalët “Allahu ju dënoftë për krejt këto që po i bëni, rrenca, mashtrues, ju as veten nuk e doni”.
Kënga e re e preshevarit drejton kritika të shumta edhe rreth veprimeve të fundit për ligjet kundër zhurmës, në të cilën përfshihej edhe ezani, derisa mbron hoxhallarë e ata që bartin mjekra.
Ai i rikujton udhëheqësisë kosovare se në Kosovë jetojnë 95 për qind popullatë me përkatësi fetare islame.
Në fund të klipit, i cili u bë publikë sot në kanalin YouTube, preshevari djeg foto të politikanëve, në mesin e tyre janë edhe ate të Luginës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!