Punimet në fazën e fundit, ndërtesa e fakultetit hapet në tetor (Foto)
Lokale

Punimet në fazën e fundit, ndërtesa e fakultetit hapet në tetor (Foto)

08.Sep.2015 19:29
0
Një delegacion i Bashkimit Evropian, Trupit Koordinues dhe Komunës së Bujanocit, të martën kanë vizituar godinën në ndërtim e sipër të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc.

Punimet në këtë objekt të ri janë në fazën përfundimtare, ndërsa vizita e sotme e delegacionit vendor dhe të huaj përfundoi me vlerësimin se punimet janë duke u zhvilluar sipas planit, duke iu përmbajtur afateve të përcaktuara më herët.

Holger Shredeer, shef për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, tha se nuk pritet vonesa dhe se ndërtesa do të hapen në kohën e paraparë.

“Është mirë të shohim që ky objekt shumë i rëndësishëm për ju, aktualisht investimi më i madh në jug të vendit, është afër kompletimit, dhe mendoj se gjithçka po ecën mirë”, u shpreh Shreeeder, i cili vizitën e realizoi në shoqëri edhe të Richard Mash dhe Ana Stankoviq nga delegacioni i BE-së në Serbi.

Vlerësim pozitiv dha edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, duke thënë se po zhvillohen punimet e fundit në ndërtimin e objektit të fakultetit.

“Investimi i deritanishëm është rreth 1.250.000 euro, ndërsa shumën më të madhe të mjeteve e ka siguruar Bashkimi Evropian. Është siguruar edhe inventari dhe po presim që deri më 15 tetor do ta kemi ndërtesën e gatshme për fillim të vitit akademik”, u shpreh Stankoviq, raporton Titulli.com.

Për fillimin e vitit akademik në kohën e paraparë thotë se është njoftuar edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

“Siç po e shihni punimet janë në fazën përfundimtare. Sa jam i njoftuar nga organi mbikëqyrës, por edhe kontraktuesit i punimeve, në fillim të tetorit do të bëhet hapja e ndërtesës për arsim të lartë, për fillim për nevojat e fakulteti ekonomik”, theksoi Arifi.

Ai me këtë rast potencoi se problemet dhe procesi gjyqësor i nisur për parcelën ku sot qëndron godina e re e fakultetit, është zgjidhë pozitivisht duke fituar lëndën.

“Në fillim kamë thënë se Bujanoci do të jetë një qytet universitar dhe në atë drejtim po shkojmë. Tash kemi Fakultetin Ekonomik, a në të ardhmen do të kemi edhe fakultete tjera”, përfundoi kryetari i Komunës së Bujanocit.

Dekani Nenad Vunjak tha se në fakultet studimet i ndjekin rreth 400 studentë.

“Ne si fakultet dhe qytetet po fitojmë një ndërtesë serioze ku studentët do të jenë në një vend dhe jo në dy siç janë tani. Do të kenë të gjitha kushtet, bibliotekën ku mund të mësojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe jo të shkojnë nëpër kafiteri. Unë jam shumë i kënaqur me kushtet e krijuara”, tha Vunjak.

Gurthemeli i godinës së Fakulteti Ekonomik u vendos më 3 shkurt të këtij viti. Ndërtesa e re do të ketë 2.350 metra katrorë, përvec përdheses ka edhe dy kate tjera me hapësira moderne dhe të kohës për zhvillimin e procesit mësimor.

Në këtë fakultet, në vitin e parë janë regjistruar 105 studentë, kurse mësimi zhvillohet në dy gjuhë edhe ate 40 përqind në gjuhën shqipe dhe 60 përqind në gjuhën serbe. /Titulli.com/

Bici Commerce, kompani e suksesit në Luginë (foto)
USLPM: Fuashatë senzibilizuese për rregullim të leje qëndrimit për studentët në Maqedoni (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration