Bici Commerce,  kompani e suksesit në Luginë (foto)
Lokale

Bici Commerce, kompani e suksesit në Luginë (foto)

08.Sep.2015 13:46
0
Njëra prej kompanive më të njohura të rajonit është ndërmarrja tregtare e prodhuese "Bici Commerce", e themeluar në vitin 1999, në fillim si ndërmarrje e transportit të mallrave, kryesisht nga Serbia për në Kosovë.

Tani kjo kompani ka dy restorane, depot e materialit ndërtimor në Bujanoc dhe Preshevë, shet ngjyra dhe sanitari, dhe në përgjithësi të gjithë materialin që nevojiten për ndërtimin e një shtëpie.

Pas dhjetë viteve të funksionimit, kompania Bici Commerce ka filluar edhe me prodhim.

“Prej vitit 2010 kemi filluar edhe me prodhim. Në këtë vit kemi hapur fabrikën për prodhimin e betonit në Bujanoc. Në vitin 2013 kemi hapur edhe fabrikën për prodhimin e rrjetave të armaturës, kurse në vitin 2014 kemi startuar edhe me fabrikën për prodhimin e betonit në Preshevë”, thotë Gafur Fazliu, njëri prej pronarëve të Bicit.

Fazliu shton se kompania është një biznes familjar pasi që gjashtë vëllezërit pronarë të ndërmarrjes secili menaxhon nga një pjesë të kompanisë, e gjithashtu janë inkuadruar edhe fëmijët e tyre. Ai thekson se Bici Commerce punëson në sezon rreth 50 punëtorë, ndërsa të rregullt i ka 30 punëtorë.

Lidhur me sfidat e kësaj kompanie, Fazliu, thotë se “në tregti ka shumë sfida, por problem mbeten pagesat, e gjithashtu edhe plasmani i këtyre prodhimeve, sidomos të rrjetave të armiruara, sepse në brendësi të Serbisë nuk mund të depërtojnë, as në Kosovë, e fatkeqësisht as në vendet e Evropës.

“Sa shesim rrjeta në muaj i prodhojmë vetëm për tre ditë, ndërsa punëtorët duhet paguar për tërë muajin. Këtu dëshiroj të theksoj edhe donacionin që kemi marr në vitin 2013 nga Trupi Koordinues kur kemi qenë të obliguar të punësojmë tre punëtorë të rinj. Këto donacione të kushtëzuara po ndikojnë në mënyrë negative në ndërmarrjet private”, thotë pronari i kompanisë Bici Commerce.

Ai thotë se qeveria e Serbisë, por edhe qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ndihmojnë ndërmarrjet prodhuese të Luginës me sigurimin e plasmanit të prodhimeve. 

“Nuk ka zgjidhje as qeveria e Serbisë, pasi nuk parasheh një zgjidhje për Luginën, edhe pse ka disa lëvizje kohëve të fundit, por edhe qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nuk po lëvizin të na mundësojnë një plasman ose në Shqipëri osë në Kosovë. Nuk shoh një zgjidhje afatgjate shpresëdhënëse”, përfundon Gafurri./Titulli.com/

Ky artikull është pjesë e promovimit të bizneseve në Bujanoc

PVD: Pushtetet lokale dhe KNSH joserioze ndaj çështjes shqiptare në Luginë
Punimet në fazën e fundit, ndërtesa e fakultetit hapet në tetor (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration