Lokale
Punëtori i RTV Preshevës Agim Berisha, papritmas ndërron jetë
Në moshën 46 vjeçare ka ndërruar jetë
punëtori i Radio Televizionit Presheva, Agim Berisha.
Sot pasdite papritmas është ndarë nga kjo botë kolegu Berisha. Ai ishte realizator në RTV Presheva. I ndjeri ditën e sotme kishte punuar deri në orën 15h derisa nuk ishte ankuar për ndonjë dhimbje tek kolegët.
Kolegu Berisha kishte filluar të mos ndihet mirë rreth orës 18h kur edhe ka ndërruar jetë gjatë kohës sa ishte në shtëpi.
Stafi i portalit të pavarur informativ Titulli i shpreh ngushëllime si familjes, dashamirëve, njëashtu edhe kolegëve që punuan së bashku me Agim Berishën./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!