Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës i ndalohet përdorimi i flamurit , politika e paaftë për zgjidhje?
Lokale

Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës i ndalohet përdorimi i flamurit , politika e paaftë për zgjidhje?

28.Nov.2018 08:50
0

Dita e flamurit 28 Nëntori, shqiptarët e Luginës së Preshevës i gjen me çështjen e pazgjidhur të përdorimit të lirshëm të simboleve kombëtare nëpër institucione të ndryshme shtetërore komunale.

Ligji për këshillat kombëtare në Serbi në kompetencat e përgjithshme i jep të drejta Këshillit Kombëtar të përcaktojë propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare, shkruan Titulli.com

Mirëpo këtë ia mohon Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare në Serbi, i cili në nenin 16 thotë se “simboli kombëtar dhe shenjat nuk mund të jenë identike me simbolin dhe shenjat e një shteti tjetër, raporton Titulli.com.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa është shprehur se Serbia është sot e vetmja republikë ish-jugosllave ku banon një pakicë kombëtare shqiptare që i ndalon me ligj simbolet kombëtare shqiptare.

“Po të njëjtat simbole që lejoheshin në sistemin monist jugosllav para rreth tridhjetë vitesh, ndalohen sot në Serbinë e cila pretendon vlera demokratike evropiane”, tha Mustafa.

Sipas tij qeveritë respektive të Serbisë vazhdojnë të trumbetojnë se po respektojnë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Pikërisht ndalimi ligjor i përdorimit të simbolit kombëtar nga autoritetet shtetërore dëshmon diskriminimin dhe shtypjen e shtetit ndaj diversitetit, të ndryshmes, asaj që nuk është serbe”, ka thënë Mustafa, shkruan Titulli.com.

Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës edhe pse qeverisin me komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar janë treguar të paaftë për zgjidhjen e kësaj problematike që shpeshherë qytetarë dhe politikanët janë ndjekur penalisht nga gjykatat e Serbisë.

Ligji për të drejtat e pakicave në Serbi është aprovuar në vitin 2002 dhe shqiptarët deri në vitin 2004 kanë pasur probleme edhe në përdorimin privat të flamurit, si në rastin e dasmave, por në këtë kohë ish Komisioneri i OSBE-së për të Drejtat e Pakicave ka ndërhyrë duke ndarë çështjen e përdorimit të flamurit në atë privat dhe zyrtar, duke i ndaluar autoriteteve të Serbisë që të përzihen në përdorimin privat./Titulli.com/

Bujanoci dhe Presheva tinëzisht vendosin flamurin kombëtar në objektin e komunës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration