Bujanoci dhe Presheva tinëzisht vendosin flamurin kombëtar në objektin e komunës
Lokale

Bujanoci dhe Presheva tinëzisht vendosin flamurin kombëtar në objektin e komunës

28.Nov.2018 09:43
0

Komuna  e Bujanocit dhe Preshevës ngjashëm sikur vitin e kaluar kanë vendosur tinëzisht flamurin kombëtar shqiptarë në objektin e komunës, shkruan Titulli.com.

Vitin e kaluar kryetar i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti edhe qytetarë për nderë të kësaj feste ndërsa këtë vitin në një ambient të mbyllur në restorant ftoi përfaqësues institucional, politik dhe civil.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për ditën  e sotme ka organizuar aktivitet në oborrin e objektit të komunës me një program kulturorë.

Viteve të fundit është zbehur manifestimi i ditës së flamurit tek shqiptarët e Luginës së Preshevës ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë po zgjedhin vende të ndryshme në Kosovë për të shënuar këtë festë kombëtare.

Gjatë rrugëve nëpër dy qytete janë vërejtur një numër i shtuar i policisë lokale që përcjellin situatën por deri më tani nuk është shënuar ndonjë incident.

Pakica shqiptare ende se ka të rregulluar përdorimin e flamurit kombëtar nëpër institucione komunale apo edhe të tjera ku lejon ligji./Titulli.com/

Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës i ndalohet përdorimi i flamurit , politika e paaftë për zgjidhje?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration