Protestë në Bern dhe Prishtinë në mbështetje të Luginës
Lokale

Protestë në Bern dhe Prishtinë në mbështetje të Luginës

13.Jan.2013 11:18
0
[caption id="attachment_46997" align="aligncenter" width="595"]protesta Foto ilustruese[/caption]

Në kryeqytetin e Zvicrës dhe të Kosovës do të mbahen protesta në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas situatës së krijuar me vendosjen e pllakës përkujtimore të UÇPMB-së në sheshin e Preshevës

Sot me fillim në orën 14h, para Ambasadës së Serbisë në Bern të Zvicrës do të mbahet një protestë me moton “Edhe Presheva është Shqipëri”, “Zgjohuni shqiptarë”, “Të gjithë së bashku” etj. Me këtë rast organizatorët ftojnë mërgimtarët që të marrin pjesë sa më masovikisht. Ndërsa edhe një grup studentësh në Universitetin “Hasan Prishtina” i kanë bërë thirrje të gjithë studentëve që më 16 janar (e mërkurë) në orën 12h të marrin pjesë në marshin e paqes. ““Ftojmë të gjithë studentë e UP-së që na bashkëngjitën në marshin e organizuar në mënyrë simbolike në mbështetje të vëllezërve tanë në Preshevë. Duke kundërshtuar çdo vendim të Serbisë që fyen dhe cenon vlerat tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e studentëve, raporton Titulli. Sipas njoftimit të organizatorëve qëllimi i organizmit të këtyre protestave paqësore është për të shprehur kundërshtimin ndaj Serbisë për fyerjet e vlerave kombëtare që po ia bënë shqiptarëve në Luginë./Titulli.com/
Vuçiq: Me shtetin nuk ka lojë, përmendoren do ta heqim (video)
“Lapidari, çështje e brendshme e Serbisë”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration