Lokale
“Lapidari, çështje e brendshme e Serbisë”
Pas miratimit të sotëm të Deklaratës së Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë në Preshevë, lidhur me çështjen e përmendores së ish-pjesëtarëve të UÇPMB, Ambasada Amerikane në Beograd ka ripërsëritur qëndrimin e saj se kjo është çështje e brendshme e Serbisë.
“SHBA besojnë se çështja e përmendores është çështje e Serbisë që duhet ta zgjidhin përfaqësuesit e saj të zgjedhur”, ka deklaruar zëdhënësi i ambasadës së SHBA-së, Steven Stark për mediat serbe duke shtuar se pozicioni tyre, lidhur me këtë, nuk ka ndryshuar. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!