Vuçiq: Me shtetin nuk ka lojë, përmendoren do ta heqim (video)
Lokale

Vuçiq: Me shtetin nuk ka lojë, përmendoren do ta heqim (video)

13.Jan.2013 12:08
0
(i plotësuar 14:00) Në përfundimin e vizitës së sotme në bazën ushtarake “Jug” në Cepotin të Komunës së Bujanocit, Ministri i Mbrojtes Alleksandar Vuçiq ka thënë se shteti do të veprojë sipas ligjit edhe në këtë pjesë të territorit, duke aluduar në largimin e pllakës përkujtimore të UÇPMB-së “Sa i përket situatës rreth përmendores në Preshevë duke mos dashur që askënd ta lëndojmë dhe duke mos dashur që të bëjmë diçka që në një mënyrë apo tjetër do ti prishte marrëdhëniet ndërnacionale, dua që vetëm ti përcjellë një porosi të gjithëve se ligjet dhe kushtetuta e Serbisë duhet që të respektohen”, tha me këtë rast Ministri dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë. Ai mëtej shtoi se  konform kësaj “ne si shtet edhe do të sillemi, ndërsa shpresoj që nuk do të ketë koka të nxehta që ishin para disa ditëve në mbledhjet e disa Kuvendeve Komunale me të cilat dëshirojnë që të kërcënojnë shtetin e Serbisë”. Vuçiq tha se “ne askënd nuk po e kërcënojmë dhe as që na shkon diçka e tillë në mend”, mirëpo ai theksoi se ligji dhe kushtetuta e këtij vedi do të rrespektohen në këtë territor, transmeton Titulli. Me këtë rast njeriu i dytë i qeverisë nuk dha ndonjë afat kohorë për heqjen e pllakës përkujtimore në Preshevë. “Unë nuk do të flasë për datat e sakta dhe as që dua të japë ndonjë afat kohor për çfarëdo qoftë ai, mirëpo pasi që me shtetin nuk ka lojë atëherë do të respektohet ligji dhe kushtetuta e këtij vendi, kështu që duhet të kuptoni se shteti do të marrë hapat e nevojshme”, përfundoi Vuçiq.
**************************************************************************************************************************************************************** Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe njëherit Ministër i Mbrojtjes Alleksandar Vuçiq ka vizituar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë të stacionuar në bazën “Jug” dhe në “Dobrosin” të komunës së Bujanocit. Ministri i Mbrojtjes Alleksandar Vuçiq, vizitën e njësive të Ushtrisë së Serbisë në zonën tokësore të sigurisë, e ka filluar me bazën ushtarake “Jug” në afërsi të Bujanocit dhe më pas në Dobrosin ku është njoftuar për aktivitetet e ushtrisë dhe situatën e sigurisë në vijën kufitare me Kosovën. Siç raport RTS, Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i ushtrisë serbe Ljubisha Dikoviq në bazën “Jug” kanë marrë raportin nga komandanti i brigadës së katërt, Millosllav Simoviq gjeneral brigade. Edhe gjatë qëndrimit të sotëm Nënkyetari i Qeverisë së Serbisë dhe Ministër i Mbrojtjes Alleksandar Vuçiq, përveç vizitave në bazat ushtarake nuk u takua me kryetarin e komunës së Bujanocit, duke vazhduarë praktikën e zyrtarëve të tjerë nga Beogradi të cilët në Luginë vinë vetëm për ushtrinë dhe policinë dhe jo për tu njoftuar me gjendjen në të cilën po jetojnë qytetarët, transmeton Titulli. Pikërisht për këtë neglizhencë të autortiteve shtetërore , në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Bujanoc, këshilltarët kërkuan nga kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq që t’ia përcjellë autoriteteve në Beograd këtë shqetësim të tyre. Vlen theksuar se baza “Jug” që gjendet në malin e Cepotinit jo larg qytetit të Bujanocit, është hapur më 23 nëntor të vitit 2009. Ky kompleksë ka një sipërfaqe prej 35 hektarëve me 66 objekte, prej të cilave 44 objekte janë ndërtim shumëkatësh, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22 mijë metra katrorë. Kjo bazë ofron kushte për të jetuar për rreth njëmijë ushtarë dhe policë, hapësira për akomodim të pajisjeve speciale dhe mjeteve teknike, me të cilat rritet gatishmëria luftarake e kësaj njësie e cila ka detyra specifike në hapësirat e zonës së sigurisë. Baza “Jug” në Cepotin ka filluar të ndërtohet në vitin 2003, ndërsa punimet kanë zgjatur 6 vite. Për ndërtimin e këtij kompleksi janë investuar 1 miliardë e 740 milionë dinarë, që janë siguruar nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe planin Nacional për investim./Titulli.com/
Shqiptarët protestuan në Zvicër në mbrojtje të përmendores (foto & video)
Protestë në Bern dhe Prishtinë në mbështetje të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration