Prodhuesit e Luginës, mes dy zjarresh
Lokale

Prodhuesit e Luginës, mes dy zjarresh

20.Oct.2012 22:22
0
“Territori i Republikës së Kosovës është tregu i vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Prodhuesit tanë nuk mund të plasojnë prodhimet e tyre në Vranjë, Nish, Kragujevc apo Beograd. Dhe, tani në kufirin e Kosovës prodhuesit e Luginës së Preshevës po pengohen të hyjnë me produkte bujqësore. Kjo do të ndikon që të prishet një zinxhirë i gjatë i prodhuesve blegtoral” thotë Ragmi Mustafa për Radio Kosovën. Për kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, përkrahja e institucioneve të Kosovës për prodhuesit e Luginës së Preshevës, duhet të jetë më e madhe. Ai i tha Radio Kosovës se prodhuesit e Luginës aktualisht ndodhën mes dy zjarresh që, sipas tij, Serbia nuk i pajisë ata me dokumente përkatëse, ndërsa Kosova nuk lejon hyrjen e produkteve bujqësore pa ato dokumente. Mustafa, duke përmendur rastin e fundit kur Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e dy prodhuesve të qumështit në tregun kosovar, tha se kjo po i dëmton prodhuesit e asaj pjese. “Territori i Republikës së Kosovës është tregu i vetëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Prodhuesit tanë nuk mund të plasojnë prodhimet e tyre në Vranjë, Nish, Kragujevc apo Beograd. Dhe, tani në kufirin e Kosovës prodhuesit e Luginës së Preshevës po pengohen të hyjnë me produkte bujqësore. Kjo do të ndikon që të prishet një zinxhirë i gjatë i prodhuesve blegtoral” tha Mustafa për Radio Kosovën. Në anën tjetër, përfaqësues të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, sqarojnë se mos lejimi i hyrjes së produkteve brenda kufijve të Kosovës është për shkak të mos pajisjes së dokumentacionit të mjaftueshëm. Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë, i tha Radio Kosovës se shkak i ndalesës është mungesa e certifikatës së origjinës së mallit. “Në bazë të gjitha kushteve për siguri ushqimore, në Kosovë nuk lejohet të futet asnjë produkt, i cili nuk e ka dokumentacionin përkatës që garanton sigurinë dhe cilësinë e produkteve. Ndalesa nuk është bërë për kompanitë apo vendet e caktuara, por ky regjim vlen për të gjitha shtetet”, sqaron Thaçi. E, kreu i Preshevës potencon se institucionet e Kosovës, duhet të kenë një qasje më ndryshe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës: “Autoritetet e Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës, duhet t`i trajtojnë absolutisht si shtetas të tyre. Përderisa nuk krijohet ky botëkuptim dhe nuk trajtohen si të tillë, atëherë nuk jemi vëllezër”. Sipas Mustafës, problemi i plasimit të produkteve në tregun kosovar po e prek një numër të konsiderueshëm të popullatës në Luginën e Preshevës, të cilët të vetmin burim e kanë veprimtarinë bujqësore./Titulli.com/
“Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës”, promovohet në Preshevë
“Bashkimi Kombëtar nuk arrihet vetëm me fjalë, por me këso projekte të mëdha” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration