“Bashkimi Kombëtar nuk arrihet vetëm me fjalë, por me këso projekte të mëdha” (video)
Lokale

“Bashkimi Kombëtar nuk arrihet vetëm me fjalë, por me këso projekte të mëdha” (video)

20.Oct.2012 18:36
0

“Ku ka më mirë se në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të asfaltohet kjo rrugë që bashkon shqiptarët e Luginës me Kosovën” ? Këto ishin fjalët e banorëve të cilët kishin dalë për të parë nga afër asfaltimin që po bëhet në rrugën e Breznicës, rrugë kjo që lidhë shqiptarët e Luginës me Kosovën.

Agim Haliti drejtor i Drejtoratit për Ndërtim ka thënë se kjo rrugë ka qenë ëndërr e qytetarëve, por sipas tij kjo rrugë tani më nuk është ëndërr, por po bëhet realitet. Sipas Halitit  sot janë asfaltuar tre kilometrat  e para të kësaj rruge dhe me një gjerësi pesë metra, ndërsa do të përfundoj të martën. “Shfrytëzoj rastin të ia uroj këtë rrugë e cila ka qenë ëndërr e kamotshme e qytetarëve të kësaj ane. Ia kemi arritur qëllimit që është kënaqësi e vecant e imja që në mandatin tim gjegjësisht në krye me kryetarin Nagip Arifin i cili me pëkushtim të madh e mori këtë obligim që ta realizojmë këtë dëshirë  të qytetareve të komunës së Bujanocit” ka thënë Haliti. Gëzimin e tij e ka shpreh edhe Shpend Xhelili, këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit i cili vjen nga fshati Breznicë. “Kjo rrugë ka rëndësi të madhe pasi që përfundimisht lidhë të gjitha fshatrat e Malësisë së Bujanocit me vetë qytetin”, tha Xhelili duke shtuar se kjo është dhurata më e madhë që pushteti na ka bërë para festës së Bajramit. “Bashkimi kombëtar nuk arrihet vetëm me letra dhe premtime boshe, por arrihet me projekte të mëdha sic është kjo rrugë”, ka përfunduar Xhelili Rruga në fjalë që do të ketë një distancë afro 6 kilometra do të kushtojë 105 milionë dinarë përfshirë edhe TVSH-në./Titulli.com/

 Videoja ne perpunim http://youtu.be/-e88RBNrW1M
Prodhuesit e Luginës, mes dy zjarresh
Bujanoci pa rrymë gjatë ditës së sotme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration