Priboci, fshati shembull i punës vullnetare në Malësinë e Bujanocit
Lokale

Priboci, fshati shembull i punës vullnetare në Malësinë e Bujanocit

12.Nov.2014 13:56
0

Fshati Priboc i Malësisë së Bujanocit që nga përfundimi i luftës në Kosovë ( qershor 1999), pothuajse ka mbetur i zbrazur. Këto rrethana u krijuan pasi në Priboc u vendosën forca ushtarake e policore dhe pastaj u larguan banorët në drejtime të ndryshme.

Megjithatë, edhe pse me kushte të vështira të lëvizjes, si për shkak të rrugëve të pa rregulluara,  të vendosjes së pikës administrative Kosovë Serbi si dhe për shkak të rrethanave tjera, pribocasit dhe banoret e fshatrave tjera, nuk i shkëputën lidhjet me  vendlindjen e tyre, vendlindjen e të parëve të tyre.

Duke qenë se vendlindja edhe nuk harrohet lehtë, në bashkëpunim me dy familje që ende jetojnë në Priboc, përveç që mbajnë takimet e vendlindjes ata, pothuajse për çdo vit edhe rregullojnë rrugën, e cila është e vetmja mënyrë që ua mundëson që të dalin në vendlindje, t’i vizitojnë shtëpitë, varret e të parëve, të kujtojnë kohët e kaluara kur fshati ishte plot me banorë e në anën tjetër, dy familjeve u  mundësohet qarkullimi më i mirë dhe  u shtohet vullneti për të qëndruar edhe me tutje në fshat e mundësisht qytet ndonjë familje që të mendo të kthehet në fshat për të jetuar, punuar e fituar.

Në vazhdën e  këtyre vizitave dhe njëkohësisht të rregullimit të rrugës, edhe këtë vikend (09. 11. 2014) pribocasit u bashkuan dhe rregulluan rrugën duke vendosur gypa dhe rrafshuar një pjesë të saj, me shpresë që edhe herëve  tjera të vazhdojnë të rregullojnë  rrugën, mundësisht, nëpër të gjitha lagjet e fshatit.

Përveç punës fizike vullnetare, banorët e fshatit, vazhdimisht kanë kontribuar edhe me mjeta financiare që është mundësuar blerja e gypave për kullimin e ujit, mbajtjen e takimeve të vendlindjes, vendosjen e pllakatës në mes të fshatit, e aktivitete tjera, ndoshta nganjëherë edhe modeste, por që kanë qenë mjaftë inkurajuese e të dobishme për fshatin.

Deshi fati që në këtë punë vullnetare, rastisi të jetë prezent edhe biznesmeni i fshatit Priboc, i cili punon dhe për momentin edhe jeton në Zvicër,  Haqif Haziri i shoqëruar nga ish kryetari i Kuvendit të Bujanocit dhe magjistri i Letërsisë Shqipe Sevdail Hyseni.

Afaristi Haqif Haziri me prejardhje nga fshati ynë me aftësinë, përkushtimin në punë, djersën, mundin e sinqeritetin, është treguar shumë i suksesshëm në ekonominë shumë të ngritur,  të zhvilluar  e konkurruese në Zvicër. Z. Haqif Haziri asnjëherë nuk e  ka harruar vendin, vendlindjen  dhe njerëzit  e tij. Ai me shpirtin human, ka ndihmuar të afërmit e tij, njerëz të shumtë në nevojë e fshatin, ka ndihmuar aksionet e ndryshme, aktivitetet atdhetare, politike e kulturore shqiptare në Kosovën Lindore e në Kosovë. Pa dashur  të  përmendim në këtë shkrim të shkurtër,  të gjitha ndihmat  që ka dhënë ai, po e veçojmë ndihmën prej 500 €  që e dha me këtë rast, pikërisht në këtë ditë kur ishim duke e rregulluar rrugën në Priboc.

Ai gjithashtu premtoi se do ta ndihmojë vazhdimisht fshatin në forma të ndryshme duke theksuar se është i gatshëm që të kontribuojë edhe në ndërtimin e një shtëpie të përbashkët në fshat, apo edhe meremetimin e  ndonjë shtëpie për ndonjë familje që dëshiron të kthehet,  duke ia mundësuar të fillojë jetën në fshat.

Përveç Haqif Nezirit për fshatin kanë kontribuar në vazhdimësi, si me punë vullnetare ashtu edhe me mjete financiare edhe shumë banorë të fshatit, që kësaj here nuk po ua  përmendim emrat .

Besojmë se në të ardhmen do të krijohen kushtet më të mira për punë, për kthim të atyre që dëshirojnë të kthehen, për vizita të  vatrave të tyre e aktivitete tjera dobiprurëse për këto fshatra e për banorët e tyre. Posaçërisht shpresojmë që të krijohen kushte për qarkullim të lirë, pa kontrolle e ndalim qarkullimi me automjete me targa të Kosovës në punktin policor në Muhoc, sepse  kjo është edhe pengesa kryesore, pasi që pjesa më e madhe e banorëve të këtyre fshatrave jetojnë në Kosovë. 

Shkruar nga : Ismet Tafili 

 

 

Bujanoc, vetura në zjarr, një i lënduar (foto & video)
Përcillen në banesën e fundit trupat e pajetë të familjes preshevare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration