Bujanoc, vetura në zjarr, një i lënduar (foto & video)
Lokale

Bujanoc, vetura në zjarr, një i lënduar (foto & video)

12.Nov.2014 12:41
0

Në qendër të Bujanocit një veturë e markës “Opel” është përfshirë nga flakët.

Pa paralajmërim, derisa po ngiste veturën në rrugën kryesorë të Bujanocit, në afërsi të “Gumoplastikës”, vetura u përfshirë nga flakët, me ç’rast, përveç traumës, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta.

Siç i kanë thënë dëshmitarët okularë portalit informativ Titulli.com, vetura mori flakë, përderisa shoferi gjendej në veturë.

Shoferi me shpejtësi është larguar nga vetura, ndërsa nga një lokal afër, siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të Titullit, me ndihmën e zjarrfikësit është arrit që vetura të shuhet dhe zjarri të vihet nën kontroll.

Ngasësi i veturës me ndihmën e policisë është vendosur në makinën e një kalimtari i cili e ka drejtuar ate për në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Dyshohet se shkaktarë i zjarrit të ketë qenë gazi me të cilën vetura me targa të Leskocit ngisej.

Dëshmitarët thanë se flakët vinin nga brendësia e makinës, në pjesën e pasme.

Policia është në vendin e ngjarjes ku po kryen ekspertizën./Titulli.com/

 

Riza Halimi: Vizita e Ramës theu akullin
Priboci, fshati shembull i punës vullnetare në Malësinë e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration