Preshevë: Kryetarja e PVD-së, Ardita Sinani priti Sulejman Uglaninin
Gjatë ditës së sotme në ambientet e Partisë për Veprim Demokratik, në Preshevë kryetarja Ardita Sinani e shoqëruar edhe nga këshilltarët e PVD0së në Kuvendin komunal, priti kryetarin e Këshillit Nacional të pakicës Boshnjake, dr. Sulejman Uglanin me bashkëpunëtorët e tij.Vizita e Uglaninit kishte për qëllim mbështetjen për Deklaratën e Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Kryetarja Sinani u shpreh e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë të Këshillave të pakicës Shqiptare me atë Boshnjake, duke pasur parasysh që Serbia në këtë periudhë është nën monitorimin e BE - së.
Edhe Uglanin ishte i mendimit që bashkërendimi i hapave dhe kërkesave duhet të jetë i vazhdueshëm duke pasur parasysh mosgadishmërinë e Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave.
Qendra për Informim e Partisë për Veprim Demokratik