Lokale
Preshevë-Tabanoc: Emigrantët afgan ndalohen në rimorkion e kamionit
Autoritetet doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë ndaluar tre emigrantë afgan, të cilët të fshehur në një kamion tentonin të hynin në territorin e Maqedonisë dhe ilegalisht të kalonin në Greqi.
Ata u zbuluan nga doganierët, pasi që ishin fshehur në një kamion të mbushur me elemente të drurit.
Kamioni ishte nisur nga Beogradi dhe kishte si destinacion një kompani maqedonase.
Shoferi i kamionit ka mohuar se kishte njohuri për afganët në rimorkion e kamionit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!