Preshevë: Artistët shqiptar ftojnë për unifikim politik në Luginë
Lokale

Preshevë: Artistët shqiptar ftojnë për unifikim politik në Luginë

02.Nov.2012 09:36
0

Një komb dhe një gjuhë bashkon shqiptarët në festivalin e nëntë të javës së komedisë shqiptare, që po zhvillohet në Preshevë. Festival ky me traditë disa vjeçare që nga themelimi i tij në vitin 1994 e deri në ditët e sotme pavarësisht pengesave të asaj kohe ky festival nuk e humbi asnjëherë vlerën kulturore të teatrit, raporton tvp.

Është filluar festivali ‘ Ditët e Komedisë Shqiptare’ Presheva 2012 me shfaqje mjaft të mirë për këtë vit, prandaj Presheva duhet të jetë krenare me këtë festival është shprehur kështu aktori i mirënjohur Nimon Muçaj, njëherit edhe drejtori i Teatrit Istref Begolli në Pejë. Në Edicionin e nëntë të  festivalit të komedisë morën pjesë të gjitha teatrot nga Kosova Shqipëria dhe Maqedonia. Në Hapjen zyrtare të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare,  drejtori i Sh. K. Abdulla Krashnica, Naser Nuredini i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhje të gjithë teatrove që sipas tij është nder dhe kënaqësi të mbahet një festival i tillë në këtë muaj të festës për  gjithë shqiptarët. Hapjen e festivalit të komedisë e bëri Teatri Kombëtar i Kosovës  me shfaqjen  “Nata e dymbëdhjetë” të autorit Ë. Shekspir dhe me regji të Ilir Bokshit ku luajtën aktorët më të mirënjohur të Teatrit Kombëtar. Pjesëmarrëse në këtë festival ishte edhe drejtoresha e Teatrit  Kombëtar të Kosovës  Burbuqe Berisha për të cilën është privilegj të jetë mysafire në këtë festival,sipas saj për  Preshevën është sukses i madh  pasi arrin të organizoj një festival të tillë ku mbledh të gjitha teatrot shqiptare kudo që janë. Gjithashtu aktori Nimon Mucaj ka vite me radhë që është mysafir i ftuar në këtë festival dhe për të ky festival ka meritë të veçantë pasi me vite të tëra Presheva  mbledh teatrot dhe aktorët shqiptar. Në fund  aktor i mirënjohur shqiptar Nimon Muçaj  i ftoi faktorin politik dhe aktorët nga Presheva që të unifikohen pikërisht në prag të këtij 100 vjetori të shtetit shqiptar./Titulli.com/
Reportazh: Vlora: " E nisa festën e 100 vjetorit me Medvegjën shqiptare"
Preshevë-Tabanoc: Emigrantët afgan ndalohen në rimorkion e kamionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration