Bujanocin e pret kolapsi nga borxhet e trashëguara
Lokale

Bujanocin e pret kolapsi nga borxhet e trashëguara

01.Nov.2012 19:53
0
Ndërmarrjet publike të komunës së Bujanocit janë rrezikuar nga borxhet të cilat kanë trashëguar nga qeverisjet e kaluara Komunalia, ndërmarrje e cila furnizon qytetarët me ujë të pijshëm, me nxehje qendrore, me pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit, nga 22 tetori i ka të bllokuara llogaritë bankare. Tri llogaritë e Komunalisë janë të bllokuara me vendim të gjykatës dhe gjendja në to është zero dinarë. Çdo e hyrë në llogaritë e saj transferohet në atë të Elektrodistribucionit Jug-lindor në Nish. Kjo ndodhë pasi që borxhi i Komunalisë ndaj Elektrodistribucionit që është trashëguar prej drejtorëve të kaluar, ka arrit shifrën mbi 77 milionë dinarë (77.160.316.01 din) pa përfshi edhe kamatën që do të ishte shumë më i lartë. “Në ndërmarrjen tonë faktikisht ekziston një gjendje e pashpallur e jashtëzakonshme dhe gjithçka që kemi është në rezerva të fundit, si derivatet, pjesët rezervë për mirëmbajtjen e rrjetit si dhe sasia e klorit për ujin e pijshëm”, i tha Titullit Ragmi Ramizi, drejtor gjeneral i Komunalisë. Udhëheqësi i kësaj ndërmarrje që ka numrin më të madh të punësuarve nga ndërmarrjet tjera publike, thotë se rreziku është aq i madh sa që do të çrregullojë tërë qytetin. “Nëse harxhohen këto rezerva do të jemi të detyruar që të shkyçim pompat e sistemit të ujësjellësit dhe ti parkojmë të gjitha automjetet  dhe pas kësaj do të ketë një çrregullim total në tërë qytetin”, u shpreh Ramizi. Ai shpjegon se ish drejtorët nuk dhanë asnjë dinarë për të larë këtë borxh, përveç që e rritën atë dhe Komunalin e prunë në këtë gjendje. “Gjatë tre mandateve të drejtorëve të kaluar, me përjashtim të Avni Nazifit që ka paguar borxhin me një shumë prej 10 milionë dinarë, dy drejtorët tjerë Dobri Gjorgjeviq dhe i fundit Adem Hasani nuk kanë paguar asnjë dinarë për të larë borxhin”, shpjegoi për Titullin Ramizi. Udhëheqësi  i kësaj ndërmarrje pas konsultimeve me kryetarin e komunës dhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues, ka zhvilluar disa takime me drejtorët e Elektrodistribucionit, si në Vranjë ashtu edhe në Nish, mirëpo deri më tani përveç premtimeve për zgjidhjen e kësaj situate, nuk është bërë asgjë konkrete. “Ekziston gatishmëria për debllokim të llogarive, por paraprakisht duhet të bëhet një protokoll rreth borxhit në fjalë”, tha drejtori. Vendimin për bllokimin e llogarive bankare të Komunalisë e ka marrë Gjykata ekonomike në Leskoc.   Borxhi i Komunalisë në vite: Padia e parë e  (viti 2005), borxhi: 21.789.797 dinarë Padia e dytë (30.06.2008 – 30.06.2010), borxhi: plus 23.539.301 dinarë Padia e tretë (01.06.2010 – 01.01.2012), borxhi: plus 31.831.217 dinarë Në ditën e sotme borxhi i grumbulluar pa kamatë është 77.160.316 dinarë./Titulli.com/
Preshevë-Tabanoc: Emigrantët afgan ndalohen në rimorkion e kamionit
Nga 100 franga për 100 student të Luginës në 100 vjetorin e pavarësisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration