Komisioni i ngarkuar nga Këshilli Komunal për përcjelljen e ndërtimeve pa leje në bashkëpunim me inspektorët komunal të ndërtimit kanë ndërmarrë aksion për vendosjen e shiritave në objektet e ndërtuara pa leje.
Në komunën e Preshevës nga komisioni për vëzhgim të inspektimeve në bashkëpunim me inspektorët komunal të ndërtimin kanë identifikuar mbi 40 objekte pa leje.
Në disa prej ndërtimeve punët janë ndërprerë, ndërsa në disa prej tyre qytetarët janë njoftuar për rregullimin e dokumentacionit.
Anëtari i komisionit Ilir Sadriu thotë se qytetarët së pari njoftohen për rregullimin e dokumenteve, pastaj nëse kjo nuk ndodhë atij përsëri i tërhiqet vërejtja, ndërsa masa e fundit nëse qytetari nuk shprehë interes për ti rregulluar këto është procedura ligjore, raporton Titulli.
Inspektori komunal Ekrem Salihu, ka tërheq vërejtjen se ato ndërtime që janë rrethuar me shirit, pronarët nuk kanë të drejtë ti largojnë ato, nëse ndodhë që të vazhdojnë prap në objektin e njëjtë punët me heqjen e shiritave rrethues, ndaj tyre do të fillojë procedura penale.
Ai thonë se deri më tash investitorëve të objekteve iu është tërhequr vërejtja por në disa raste ata nuk kanë rregulluar asnjë dokument.
Ky aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim ku do të vëzhgohen edhe objekte tjera të ndërtuara pa leje./Titulli.com/
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://youtu.be/yfahOrUZOB0