Edukatoret demantojnë “edukatoren e fshehtë”, e ftojnë në debat (video)
Lokale

Edukatoret demantojnë “edukatoren e fshehtë”, e ftojnë në debat (video)

14.Oct.2013 16:59
0
Edukatoret shqiptare të çerdhes “Gëzimi Ynë” në komunë të Bujanocit kanë reaguar ndaj edukatores e cila me anonimitet ka nënvlerësuar punën e kolegeve të tyre. Në kronikën kushtuar javës së fëmijëve në të cilën u organizuan aktivitete për vogëlushët e këtij Enti, e transmetuar në Spektri Info më 11 tetor, u dëgjua edhe kritika e një “edukatoreje” e cila me anonimitet kishte kritikuar koleget e saj shqiptare për mungesë të organizimit dhe aktiviteteve, krahasuar me ato serbe. Pikërisht për këtë sot në redaksinë e portalit Titulli.com ka ardhë reagimi i nënshkruar nga 18 edukatore shqiptare të cilat hedhin poshtë pretendimet e “edukatores së fshehur”, duke thënë se “ndjejnë obligim për ta informuar masën se aktivitetet e edukatoreve janë në kuantitet të njëjtë sikurse me ato të edukatoreve të nacionalitetit serb”. “Me nënshkrimet e tubuara, demantojmë pretendimet e “edukatores së fshehur” e cila pas kamere ka hedhur poshtë mundin e të gjitha edukatoreve duke nënvlerësuar ato, madje duke shpikur gënjeshtra”, thuhet në reagim. Letra e edukatoreve shqiptare përfundon me dënimin e ashpër të këtyre përpjekjeve që kanë për qëllim prishjen e raporteve kolegjiale, ndërsa njëkohësisht “edukatorja e fshehur” ftohet në debat publik./Titulli.com/ REAGIMI I EDUKATOREVE http://youtu.be/lCRW7eYuiEo --------------------------------------------------------------------------------------------------------------- http://youtu.be/yfahOrUZOB0
Preshevë, ndalohen punimet në objektet pa leje (foto)
Ndihmohen prodhuesit e Bujanocit me 4 milion dinarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration