Preshevë: Digjet stalla me 17 lopë (video)
Lokale

Preshevë: Digjet stalla me 17 lopë (video)

21.Dec.2013 12:21
0
Zjarri i madh që kishte përfshirë stallën me 17 lopë në fshatin Kurbali të komunës së Preshevës, si rezultat ka pas shkrumbimin e të gjitha bagëtive.  Ka qenë ora 2 pas mesnate kur flakë të mëdha kanë kapluar stallën e pronarit  Nexhat Hafizi në Kurbali. Pas shumë tentativave për shuar zjarrin ishte e pa mundur të shpëtohen 17 lopë  të cilat gjendeshin brenda në stallë. Siç njofton TV Presheva, ekipet e specializuara, si inspeksioni i veterinarisë, zjarrfikësit, anëtar të Shtabit Komunal e të tjerë vizituan vendin e ngjarjes. Shkaku i ndezjes së stallës dyshohet të jetë rryma elektrike.  I zoti i shtëpisë Nexhat Hafizi ishte i  shqetësuar dhe nuk ka pranuar të rrëfejë rastin në fjalë. Ndërsa shefi i ambulancës së veterinarisë në Preshevë Dragan Nedelkoviq, ka theksuar se ka të bëjë me dëme të mëdha materiale duke konstatuar se lopët e djegura duhet  të groposen me qëllim që mos të përhapet  ndonjë infeksion. Kryetari i Shtabit Komunal për Situate të Jashtëzakonshme Fejzulla Fejzullahu veç tjerash theksoi se bëhet fjalë për dëme të konsiderueshme materiale përveç bagëtisë edhe në ushqimet në blegtori. Ishin pikërisht bagëtitë ato përmes së cilave kryefamiljari Nexhat Hafizi siguronte kafshatën e gojës./Titulli.com/ http://youtu.be/cUq2YNGPta8
Lugina me doktorë në fushën e kontabilitetit
Bujanoc: Kuvendi Komunal miratoi buxhetin për vitin 2014
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration