Bujanoc: Kuvendi Komunal miratoi buxhetin për vitin 2014
Lokale

Bujanoc: Kuvendi Komunal miratoi buxhetin për vitin 2014

20.Dec.2013 14:24
0
Kuvendi komunal i Bujanocit pas një debati mes këshilltarëve që zgjati tre orë miratoi buxhetin e komunës së Bujanocit për vitin 2014 me vlerë prej 933, 808.000 dinarë. Kryetari i Kuvendit Komunal, Jonuz Musliu gjatë diskutimit tha se ky është një buxhet i zhvillimit por që duhet punuar edhe më shumë që të hyrat komunale të shtohen në të mirë të qytetarëve. Ndëras kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi që është edhe përgjegjësi kryesorë i të hyrave e daljeve të mjeteve financiare komunale tha para këshilltarëve se buxheti është rritur në bazë të të hyrave. “Nuk mundë të themi se është buxhet ideal por është real, andaj ne nuk kemi bërë as rritjen e taksave komunale që rëndojnë qytetarët dhe me këtë buxhet do të realizojmë planet tona të zhvillimit”, deklaroi Arifi. Këshillëtarët shqiptarë të opozitës janë ankuar se buxheti është një regres ndaj zhvillimit të përgjithshëm komunal. Ragmi Mustafa, këshilltarë nga Partia për Veprim Demokratik ka akuzuar qeverisjen lokale se buxheti i vitit 2014 është zhvogluar afro 57 milion dinarë që është edhe shqetësim për qytetarët. Mustafa ka ngritur edhe çështjen e shërbimeve të emetimit që RTV “Bujanoci”  ka shërbime me kosto shumë të lartë. “Duhet të krijohet një konkurencë më e hapur në shërbimet e emetimit dhe mediat të konkurojnë me projekte dhë të zgjidhen ato që ofrojnë shërbime të lira”, tha Mustafa. Seanca  e kuvendit komunal të Bujanocit është duke vazhduar punimet ku janë të parapara edhe çështje të rëndësishme, ndërto edhe shkarkimi i personelit udhëheqës të ndërmarrjes publike “Komunalia” e cila është bërë edhe barrë shumë e rëndë për buxhetin komunal përshkak të borxheve të mëdha që ka kjo ndërmarrje. Buxheti komunal i komunës së Bujanocit për vitin 2013 ka qenë 971,801,000 dinarë që në krahasim me vitin 2014  ishte më i madh afro 57 milion dinarë./Titulli.com/
Preshevë: Digjet stalla me 17 lopë (video)
Amir Rexhepi: Atë që nuk e bërën politikanët e Luginës, e bëri Titulli.com
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration