Reportazh: Vlora: " E nisa festën e 100 vjetorit me Medvegjën shqiptare"
"Sikur të më qilet zemra, do ta shihni, se është plot me vullnet, e këtë mbrëmje, kur do ta shohin medvegjasit në Medvegjë dhe kudo që gjenden, do ta kuptojnë, se nuk janë të harruar, sepse në mesin tonë është stërnipi i Ismail Qemajlit, është Ministri Makolli, Ambasadori i Maqedonisë Ramadan Nazifi, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë"-tha ndër të tjera z.Zenel Neziri.
Fully, (Valis), Zvicerr.
Medvegjasit mërgimtarë në kantonin Valis, në qytetzën e bukur, Fully, u organizuan, si është më së miri, për të kremtuar, një përvjetor të veçantë, 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. Për tre dekada me radhë, sa ka edhe jetë gjatësi kjo shoqatë humanitare, ka festuar 28 nëntorin dhe festa tjera, por kësaj radhe, për këshillin organizativ ishte më e veçantë dhe ishin mbledhur e tërë kryesia e kësaj shoqate me muaj të tërë, për të bashkëpunuar e për të dalur si është më së miri. Nuk mundemi ta fshehim dëshirën e madhe të medvegjasëve, që kishin, se mos po bashkohen edhe këto troje në Kosovë dhe Kosova në Shqipëri, për këtë 100 vjetorë, por kjo nuk ndodhi, e medvegjasit, presin, që një ditë, bashkimi të jetë në Bashkimin Europian. Fully, që njihet si Medvegja e dytë, ishte e mbushur me përplot bashkatdhetarë, të rinjë e të reja, mbanin nëpër vetura flamurin kombëtarë, në T-shirt dhe iu kishin drejtuar, sallës, që të zëjnë vend, sepse ishte friga e tyre, se mos rastësisht, nuk do të ketë vend, për të përcjellur këtë ngjarje. Për muaj të tërë, ishte diskutuar, se kush do të jetë musafirë nderi dhe ëndrra e medvegjasëve, iu plotësua, se në mesin e tyre, ishte stërnipi i Babait të Kombit Ismail Qemajlit, shkëlqesia e tij z.Darling Ismail Vlora, një burrë shumë modest, elegant dhe historian i mirëfilltë. Së bashku me stërnipin e Ismail Qemajlit, shumë kanë pasur dëshirë, ta kenë edhe Ministrin e Diasporës në Qeverinë e Kosovës z.Ibrahim Makolli, po ashtu, edhe kjo dëshirë ju plotësua, pastaj ambasadori i Maqedonisë në Bern, z.Ramadan Nazifi e veprimtarë të tjerë, si dhe miqë të shumtë zviceranë, që asnjëherë, nuk mungojnë në manifestimet e medvegjasëve. Është e pamundur, të përshkruhet me fjalë, emocioni i zemrës, që kishin medvegjasit, për të takuar, stërnipin e Ismail Qemajlit, nuk u besonin realitetit, se do ta takojnë. Nga katër anët e Zvicrës, Franca, Gjermania, Italia e Austria, kudo në europë që ka bashkatdhetarë, ishin prezent në këtë kremtë të madhe dhe ate ishin krenarë medvegjasit, se në sofrën e tyre, kishin një burrë të madh, kishin një pjesëtarë të familjes Vlora, të atij burri, që bëri shtetin shqiptarë, që ngriti flamurin në Vlorën tonë historike. Shoqata Humanitare "Medvegja", nga të gjithë veprimtarët që e kanë vizituar dhe që kanë përcjellur aktivitetet e tyre, krahasohet një "Vatër" e dytë e SHBA-së, që kanë lobuar e lobojnë pa ndërprerë, për Medvegjën e tyre, që ka mbetur, në një situatë të rëndë, në një terr, e me pak zëra të gjuhës së ëmbël shqipe, që dikur, e tëra ishte shqipe. Kryetari i Shoqatës Humanitare "Medvegja", Zenel Neziri, përgjegjësi dhe njëherit themeluesi i SHKA "Medvegja", Musa Neziri, aktivisti i njohur Zejnullah Namani, si dhe mësuesi i shkollës plotësuese shqipe, njëherit, veprimtarë i pandalshëm Sadri Pajaziti, patën nderin ta takojnë të parët z.Darling Ismail Vlora i shoqëruar, nga artisti i fjalës së shkruar, piktori, e publicisti Arsim Mulliqajm të cilët kishin ardhur nga Milano e Italis, të shoqëruar nga D.H dhe Vloran Asllani. Kryesia e shoqatës dhe medvegjasit, kishin dashur më ndryshe ta presin stërnipin e Ismail Qemajlit, thënë shkurt e shqip, ti duket, sikurse në një lagje të Vlorës, ta bëjnë kuq e zi tërë Fully, por me që ishte rruga e gjatë dhe me borë, atëherë, për dy orë, u shty takimi, por kryesore, në manifestim ishin të përpiktë, edhe ate dy orë më herët, por nga organizatorët, ishte paraparë, që ora 15.00 ta presin të gjithë kuq e zi, por edhe kjo u kuptua, kryesorja, z.Vlora, u mirëprit dhe u përqafua nga kryesia e shoqatës, nga medvegjasit, ashtu si përqafohet vëllau i zemrës. Me të shtrënguar duart, me z.Vlora, shiheshin edhe lotët tek thuajse të gjithë mërgimtarët medvegjas, por edhe nga profesori, aktivisti i palodhur Rexhep Abazi, i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja, për këtë përvjetorë. Ai me të përqafuar z.Vlora ndër të tjera tha: "A është e mundur, që sytë e mi, duart e mia, po e shohin e po e prekin, një stërnip të Ismail Qemajlit, Babait të kombit, e pamundur, e pamundur, ti fshih edhe njëherë sytë dhe të shoh vërtet, por, po qenka e mundur. O mirë se ke ardhur, o vëlla, mirë se ke ardhur tek medvegjasit".
Edhe kryetari i shoqatës "Medvegja" z.Zenel Neziri ndër të tjera i tha: "Mezi se kemi pritur që të takojmë, me muaj të tërë të kemi pritur, ka qenë e pabesueshme, por ja që na erdhe, ndihu si në shtëpinë tuaj. Je shumë i nderuar dhe do të mbetesh përherë në zemrat tona, kjo vizitë tregon edhe njëhere, se Babai i kombit, ka lënë prapa tij, që të mos harrojnë trevat tjera shqiptare. Shumë faleminderit që na ke ardhur dhe që po e nis kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë me ne medvegjasit. E di se jeni lodhur nga rruga, e kemi për zemër, që vëllezërëve ti themi, se kemi bukë me zemër, kripë dhe mikëptije maksimale". Edhe z.Vlora, jo pa emocione, falënderoi z.Neziri, për ftesën që ua ka bërë dhe jo rastësisht, ka zgjedhur medvegjasit, që të fillojë këtë përvjetor të madh, një shekull shtet shqiptarë. E fillova me medvegjasit dhe shpresoj, se do kalojmë mirë edhe në manifestime të tjera". Me të hyrë në sallën e manifestimit, ishin duke e pritur fëmijët medvegjas, të rriturit dhe kryesia, me veshje kombëtare, me flamurin tonë kombëtarë e me buqetë me lule. Ishin të gjithë që e mirëpritën me duartrokitje dhe z.Vlora, përqafonte fëmijët dhe kushedi, se çka i ka thënë zemra, sepse sytë e tij, ishin të mbushur me lotë. Salla e manifestimit ishte e tëra kuq e zi, edhe skena me një modesti, ishte përgaditur dhe mezi se pritshin që të fillojnë këtë manifestim historikë. Medvegjasit dhe të pranishmit e tjerë, të gjitha trevave shqiptare, u ndien shumë të nderuar, që janë të pranishëm, duke ditur, se në mesin e tyre, është stërnipi i Babait të Kombit, Ismail Qemajlit. Në një tavolinë speciale, ishin afër njëri tjetrit si Shkëlqesia e tij Darling Vlora stërnipi i Ismail Qemajlit, babait të kombit, Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli, Ambasadori i Maqedonis Ramadan Nazifi, Bajrush Ymeri kryetar i komunës së Artanës, kryetari i SHH "Lugina e Presheves" për Zvicër, z.Fazli Musliu, njëherit xhaxhai i dëshmorit Mitat Musliu, Shefket Hasani ish komandant i UÇPMB-së, Riza Demaj, koordinator i shkollës plotësuese shqipe për kantonin Argau, Bajram Mulaj veprimtarë, Arsim Mulliqaj, poet, gazetarë, e publicist, Prof.Rexhep Abazi, që kishte ardhur enkas nga Medvegja dhe shumë veprimtarë të tjerë. Ashtu si ishte paraparë, filloi edhe kjo kremtë e madhe, me hymnin kombëtarë dhe me vallen e flamurit, të përgaditur nga SHKA "Medvegja". Ishin emocione të papërshkrueshme, kur u paraqit kjo shoqëri me vallen e flamurit, kur u mbush e tërë salla me flamurin kuq e zi, e padyshim, se z.Vlora, u emocionua edhe më shumë, dhe të gjithë të pranishmit, mendonin, se janë në Prishtinë, Shkup apo Vlorë, sepse e tërë salla ishte kuq e zi dhe kishte disa shkresa nëpër muret e sallës, se edhe Medvegja është shqiptare, Medvegja feston, Medvegja të mos harrohet e kështu me radhë. Menjëherë pas hymnit kombëtarë dhe valles së flamurit, moderatori i mbrëmjes D.Hebibi, ftoi, z.Zenel Neziri, kryetarin e SHH "Medvegja", që të marrë fjalën përshëndetëse dhe të hap programin dhe z.Neziri, e filloi me këto fjalë, ku herë pas here, ndalohej nga zëri, sepse ishin emocionet që e përcillnin gjithnjë, duke parë, se në këtë ambient ka shumë personalitete dhe krenohej me këtë, që edhe Medvegja nuk është vetëm. Z.Neziri e filloi përshëndetjen e tij me këto fjalë: "Po e filloj një përshëndetje shumë të sinqertë, duke mu dridhur trupi nga emocionet e shumta, jo nga friga e policisë serbe dhe xhandarëve që i shohim sa herë që shkojmë në Medvegjë, por nga dëshira e madhe, që edhe ne Medvegjasit kemi miqë edhe ate miqë të mëdhenjë, që tregon edhe vetë prezenca juaj. Të nderuar fëmijë mërgimtarë, që po rriteni larg Medvegjës, larg atdheut, e që po frymëzoheni për atdheun e të parëve të tu edhe nga këto manifestime, të nderuara zonja dhe zotërinjë, vëllezër të një gjaku, medvegjas, preshevarë, prishtinas, tetovarë, ulqinakë, tiranas, e gjilanas, mirëmbrëma dhe mirësekeni ardhur në këtë manifestim të madh, kushtuar një date të veçantë të 100 vjetorit të shtetit amë Shqipërisë. Shumë i respektuar ministër i Diasporës në Republikën e Kosovës z.Ibrahim Makolli, i nderuar miku ynë, i nderuar qytetarë nderi i Medvegjës, që ke gjetur kohë të jesh në mesin tonë, i nderuar, shkëlqesi z.Darling Ismail Vlora, stërnip i Ismail Qemajlit, që ke ardhur enkas nga Milano me mikun tuaj publicistin Arsim Molliqaj, ju them shumë sinqerisht, se na keni nderuar shumë, na keni dhënë vullnet edhe më shumë, nuk do ja harrojmë për jetë, kjo mbrëmje do kujtohet përgjithmonë në zemrat e çdo medvegjasi dhe do të shënohet në ditarë. Kam nderin të përshëndes edhe ambasadorin e Maqedonisë në Bern të Zvicrës, z.Ramadan Nazifi, një burrë të fjalës, i respektuar, ai me zemër e pranoi ftesën dhe ja është në mesin tonë, Bajrush Imeri, kryetarin e Artanës, i dashur Daja RIZ, RIZA DEMAJ, veprimtarë i dalluar i kauzës sonë kombëtare, i nderuar Fazli Musliu, kryetar i shoqatës "Lugina e Preshevës" me qendrën e saj në Gossau, Bajram Mulaj, e veprimtarë të tjerë të pranishëm, të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe atyre elektronike e vizuele si RTK, gazeta ditore Zëri, presheva com, medvegjanet, etj, etj, nga zemra, në emrin tim dhe në emër të kryesisë së shoqatës e mërgimtarëve medvegjas, gëzuar këtë datëlindje të 100-të të shtetit shqiptarë. Në këto momente, kur shohim flamurin tonë kombëtarë, menjëherë na kujtohet Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini, Adem Jashari, vëllezërit Haradinaj, presidenti historikë Prof.dr.Ibrahim Rugova, e shumë e shumë atdhetarë, që ne i kujtojmë përgjithmonë dhe përkulemi para veprës së tyre madhore që kanë dhënë për shqiptarinë. Të nderuar të pranishëm, falënderojmë nga shpirti edhe miqtë tanë zviceranë, që na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë vazhdimisht, si: z.Darbelley, i cili nuk ka mundur të jetë në mesin tonë, përshkak se ka pasur një takim partiak shumë të rëndësishëm, por ai e ka dëshmuar veten, se gjithmonë është me ne dhe ne jemi falënderues z.Darbelley kryetarit të partisë zvicerane PDC, si dhe deputet i parlamentit zviceran, pastaj, Janik Gyte, deputet i paralementit të Zvicrës, përfaqësues i PDC-së, kryetari i komunës së Fully z.Eduard Fele dhe gjithë deputetët e këshillit komunal, drejtori i shkollës Fully z.Frederik Carron, i cili gjithmonë është i pranishëm në manifestimet tona, profesorë, afaristë e miqë të tjerë zviceranë. Ky 100 vjetor, po na gjenë me Shqipërinë në NATO, Kosovë të pavarur dhe po presim se do të bëhet edhe më mirë në Maqedoni, Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, por edhe në Ulqin, Çamëri e kudo që ka shqiptarë. Falënderojmë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Bern z.Mehmet Elezi, që ju ka përshëndetur të gjithëve dhe ju ka uruar këtë përvjetorë të madh e historikë, por e kishte të pamundur që të jetë në mesin tonë. Të nderuar vëllezër e motra, e dini se Medvegja është në një situatë jo të mirë, atje, fatkeqësisht, është një numër shumë i vogël i banorëve, dikur ishte përplot me shqiptarë autokton, e tash, është gjendje e dhimshme, kudo shihet terr. Prezenca juaj i nderuar z.Darling, stërnip i Ismail Qemajlit, dijetarit e patritotit të madh, që ngriti flamurin në Vlorë më 1912, padyshim, se shpirtin e kishte nga të gjitha trevat shqiptare, edhe për Medvegjën, por ja që, ende Medvegja, Presheva, Bujanoci, nuk janë ashtu si është dashur të jenë, ato vende, janë në dorën e dikujt tjetër, në dorën e atyre, që dijnë vetëm shkatërrime. I tërë mali është me polici e ushtri, duke frikësuar popullatën, por asnjëherë ne nuk do të dorëzohemi për ato toka, që kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve dhe do të mbeten. I dashur vëlla Darling, i nderuar z.Ministër Makolli, ambasador Nazifi, i nderuar kryetar i Artanës z.Bajrush Imeri, z. Riza Demaj dhe ju të pranishëm të tjerë, shumë faleminderit që na keni madhështuar këtë manifestim me prezencën tuaj. Ne jemi munduar, që sonte, të kremtojmë këtë datëlindje të madhe, me një program të pasur kulturo artistikë, ku na kanë nderuar edhe këngëtari i madh, i meritave të mëdha Arif Vladi, pastaj Shaqir Cërvadiku, shoqëria kulturo artistike "Medvegja" etj, shpresoj shumë, se do të kalojmë mirë , por mbi të gjitha, të jeni të bindur, se ju duam me zemër dhe do ju themi shumë faleminderit për prezencën tuaj. Sado që të flitet për Medvegjën është pakë, por ne lutemi që të jemi unikë dhe të kapërcejmë të gjitha pengesat, që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE, bashkë me Kosovën, e pasta, shqiptarët në Maqedoni të kenë edhe më shumë të drejta dhe Medvegja, Presheva e Bujanoci, të jenë në çdo tryezë diplomati shqiptarë. Sikur të më qilet zemra, do ta shihni, se është plot me vullnet, e këtë mbrëmje, kur do ta shohin medvegjasit në Medvegjë dhe kudo që gjenden, do ta kuptojnë, se nuk janë të harruar, sepse në mesin tonë është stërnipi i Ismail Qemajlit, është ministri Makolli, ambasadori i Maqedonisë Ramadan Nazifi, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë. Falënderoj edhe ambasadorin e shtetit shqiptarë në Bern të Zvicrës, z.Mehmet Elezi, që është edhe qytetarë nderi i Medvegjës që na ka dërguar një telegram përshëndetës, që nuk ka mundur të jetë prezent në mesin tonë, përshkaqe të njohura, pastaj falënderojmë edhe kryesinë e SHKA "Shqiponjat" nga Medvegja. Të nderuar të pranishëm, gëzuar këtë datëlindje të 100-të, qofshim të bashkuar edhe më shumë dhe të punojmë bashkë edhe në të ardhmen, që të çojmë amanetin e gjithë dëshmorëve në vend. Rroftë Shqipëria, Kosova, Medvegja, Presheva, Bujanoci, rroftë Çamëria, Arbëria, Iliria e Ulqini. Perendia e bekoftë kombin tonë, si dhe miqtë tanë si Zvicrën, SHBA-në dhe shtete tjera. Flm shumë edhe njëherë si dhe përkulem para jush. Shpresoj shumë, se do të kalojmë çaste të këndshme". Pas fjalëve të u.Neziri, u paraqitën nxënësit e shkollës plotësuese shqipe në këtë pjesë të Zvicrës, të përcjellur nga mësueset: Fatime Aliu dhe Bahtie Fetahu, që nxënësit mërgimtarë i recituan flamurit, Ismail Qemajlit dhe mbajtën një program shumë të pasur. Fjala përshëndetëse iu dha z.Darling Vlora, i cili me disa fjalë falënderoi këshillin organizativ dhe tha: "Ndjehem shumë i nderuar, që jam në mesin tuaj dhe që e fillova këtë përvjetor me Medvegjën shqiptare. Edhe Medvegja, Bujanoci e Presheva, padyshim, se janë shqiptare, ato kanë qenë dhe do të mbeten. Erdha me shumë kënaqësi në mesin tuaj, kur po shoh fëmijët e vegjël, që po i këndojnë Shqipërisë, Kosovës, Shkupit, Ulqinit e Medvegjës, është kënaqësi, kur po shoh, se fëmijët që janë të lindur në Zvicër, shumë bukur po e flasin edhe gjuhën amtare, ju lumtë, pra, të punojmë bashkë, që të jemi edhe më unikë nëmes veti dhe të mbajmë miqësinë edhe me këtë shtet ku po jetoni. Zoti e bekoftë Medvegjën, Kosovën Lindore dhe gjitha tokat shqiptare e miqtë tanë ndërkombëtarë. E gëzofshi këtë 100 vjetorë të pavarësisë së Shqipërisë". Me të mbaruar fjalimin z.Vlora, doli në skenë, kryetari i SHH "Medvegja", z.Zenel Neziri, i cili, në emër të kryesisë së shoqatës, anëtarëve, medvegjasëve mërgimtarë dhe gjithë medvegjasëve patriotë, u ndau titulli qytetar nderi i Medvegjës, me motivacion: " A ka nder më të madh, se për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të jetë prezent, stërnipi i Ismail Qemajlit në mesin e medvegjasëve, në mesin e vëllezërve nga Kosova Lindore. Vetë prezenca e shkëlqesisë së tij, tregon shumë dhe njëherë dëshmon, se kjo tokë ka qenë shqiptare dhe do të mbetet përgjithmonë shqiptare. Mbështetja e madhe, që ka bërë dhe që po bënë edhe për këto treva shqiptare, shkëlqesia e tij z.Darling Ismail Vlora, është për ta kujtuar përgjithmonë dhe për ta falënderuar. E nga sot, Medvegja jonë, Medvegja kuq e zinjë, është edhe më e fortë, se ka "Qytetar nderi", një personalitet të çmuar dhe ai padyshim, se është dhe do të mbetet përgjithmonë në shpirtin tonë". Z.Neziri me shumë emocione dhe me lot në sy dorëzoi titullin. E z.Darling ndër të tjera me të marrur këtë titull tha: "Ky është titulli më i nderuar që kam marrur deri sot. Do të jem një medvegjas i përkushtuar. Ju falënderoj shumë dhe natyrisht se kam shumë emocione". E moderatori i këtij manifestimi, Dashnim Hebibi, kur iu nda çmimi qytetar nderi z.Darling ai tha ndër të tjera: " Të jesh qytetar nderi i Medvegjës mund të jetë moment i vogël për shkëlqesinë e tij Darling Vlora, por është një nder i madh për gjithë medvegjasit. Ne shqiptarët jemi shumë, ne shqiptarët vërtet jemi të ndarë në pesë shtete, por ne shqiptarët kemi një identitet dhe mbi të gjitha ne jemi evropianë. Ndoshta pas shpalljes së pavarësisë të 1912, ngjarja më e veçantë, data që ka një peshë shumë të rëndësishme historike, për ne shqiptarët në Shqipëri është anëtarësimi në NATO. Nuk ka garanci më të madhe, nuk ka siguri më të madhe për kombin tonë, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që ato janë, se sa ata janë qytetarë të një alenace të madhe siç është Aleanca e Lirisë si dhe që e kemi Kosovën e pavarur". Fjala iu dha edhe Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli i cili pasi përshëndeti z.Vlora, përshëndeti edhe gjithë medvegjasit dhe tha: "Erdha me kënaqësi tek ju të nderuar medvegjas, për të kremtuar këtë përvjetorë, ju uroj shumë suksese edhe në të ardhmen. Punoni edhe më shumë, që gjeneratat e reja, të mos harrojnë gjuhën, kulturën dhe traditën tonë, ne nuk do ju harrojmë dhe do të keni përkrahjen tonë e keni pasur dhe do ta keni". Fjalën e mori edhe ambasadori i Maqedonisë në Bern të Zvicrës, z.Ramadan Nazifi, i cili ndër të tjera potencoi: "Mbahu Medvegjë dhe mos ke frikë, se i ke gjithë vëllezërit me ju, si në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, jemi një dhe do të jemi një. Flamuri na bashkon, kudo që gjendemi. Shumë suksese dhe vetëm bashkë, do të kemi të mira". Fjalën e rastit e mori edhe Bajrush Imeri kryetar i Artanës, Shefket Hasani ish komandant i UÇPMB-së, Arsim Mulliqaj, gazetarë e publicist, i cili kishte shoqëruar z.Vlora nga Milano, Riza Demaj veprimtar i dalluar i diasporës sonë, njëherit koordinator i shkollës plotësuese shqipe për kt.Argau, Prof.Rexhep Abazi që kishe ardhur enkas nga Medvegja. Me disa fjalë modeste, përshëndeti të pranishmit edhe Fazli Musliu, kryetar i SHHLP, në emër të mërgimtarëve preshevarë, në emër të këshillit organizativ të Akademis Përkujtimore të UÇPMB-së dhe familjes së dëshmorit Musliu, duke i tregur edhe njëherë, se Presheva, në asnjë mënyrë, nuk do ta lë vet Medvegjën dhe ne jemi bashkë e do të mbesim përgjithmonë bashkë, si dhe i njoftoi të pranishmit, se dy patriotë, njëri nga Strezoca e Preshevës dhe tjetri nga Kosova, do të nisen me 10 nëntorë për në Vlorë edhe ate në këmbë, për ta dërguar zërin e Kosovës Lindore. Pas këtyre fjalimeve, që i mirëpritën të gjithë me shumë dashamirësi, filloi programi artistikë nga SHKA "Medvegja" me brezin e ri dhe pastaj me brezin e rritur. I kënduan 28 nëntorit nga Donika Thaqi, kënga "Shqipërinë e dua", nga motrat Dragusha, vallja e Malsisë, vallja e Rugovës, vallja " Shqipëri-Kosovë", kënga "Toka dridhet, deti po gjëmon" nga Mevlna Thaqi, kënga "Krushqit e Kosovës" nga Sadik Baftiu, vallja e Karadakut me tupan, kënga "Fati i shqiptarit" nga Sylejman Musliu, kënga "Toskë e Gegë", nga Mevlna Thaqi dhe Avni Neziri, kënga për Medvegjë nga Sadik Baftiu dhe Sylejman Musliu, vallja popullore. E pas gjithë këtij programi shumë të pasur, në skenë u ftua, maestro Musa Neziri, që u falënderua publikisht, që ka punuar me SHKA "Medvegja" për disa muaj me radhë, që të del programi në nivel. Të pranishmit, për disa herë me radhë, i duatrokitën, grupin e fëmijëve dhe të rriturve, që dhanë programin e shkëlqyeshëm. Pas këtij programi, në skenë u ftuan këngëtarët: Arif Vladi, Shaqir Cërvadiku dhe Hydajete Miftari, që të pranishmët, patën rastin, vërtet të kalojnë një mbrëmje të paharruar festive në mesin e medvegjasëve. Aty, në ora 01.00 të mesnatës, të gjithë u ndanë të kënaqur dhe medvegjasit, si asnjëherë më parë, janë më të fortë dhe me gëzim e frymëzim, sepse në mesin e tyre, patën stërnipin e babait të kombit. Shumë të rinjë e të reja dhe të moshuar, realizuan foto kujtimi me z.Darling. Medvegjasit, edhe kësaj here ia dolën me programin e pasur dhe me musafirë special, që mundet t`ia ketë zili gjithkush, për të mirë, që ua donë të mirës suksesit dhe vetes. Medvegjasit, që tash, po përgaditen për pesë vjetorin e pavarësis së Kosovës, që ta kremtojnë edhe këtë datë, si është më së miri, duke shpresuar, se një ditë, edhe për Medvegjë, Preshevë e Bujanoc, do të punohet më shumë, nga ata që kanë pushtetin, qoftë në Shqipëri apo Kosovë.Këtë reportazh e ka realizuar portali lokal Medvegja.net./Titulli.com/