Preshevarët e liruar nga burgu do të padisin Serbinë (video)
Lokale

Preshevarët e liruar nga burgu do të padisin Serbinë (video)

16.Jan.2014 19:07
0
17 shqiptarët nga Presheva pas vendimit të marrë më 8 janar se janë shpallur të pafajshëm, do të padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblim. Dy të liruarit Agush Memishi e Ahmet Hasani kanë rrëfyer për herë të parë edhe për oferta që iu kishin bërë në burg. Po ashtu edhe avokati mbrojtës Zdravko Krstiq ka rrëfyer për kërcënimet që iu kishin për shkak të lëndës që kishte marrë . Në vazhdim ju sjellim disa nga momentet më interesante të rrëfimeve ekskluzive mbrëmë në studion e hapur. Dy të liruarit Agush Memishi e Ahmet Hasani si dhe avokati mbrojtës Zdravko Krtsiq, të mërkurën në emisionin ‘Studio e hapur’ të televizionit Presheva, në detaje kanë rrëfyer për qëndrimin në burg dhe seancat gjyqësore kundër 17 shqiptarëve nga Presheva. Agushi e Ahmeti kanë rrëfyer për ditën e 26 dhjetorit, kur forcat speciale bastisën shtëpitë e tyre dhe i arrestuan ata. Ndërkaq, pas këtij momenti disa nga të burgosurit i ka marrë në mbrojtje avokati Zdravko Krstiq, i cili që atëherë kishte besuar se aktpadia kishte prapavijë, sidomos identifikim e UÇK-së si organizatë terroriste. Avokati mbrojtës Krstiq  pas marrjes së lëndës është përballuar me presione, kërcënime nga avokat të ndryshëm por ishte sulmuar edhe nga mediat, të cilat sipas tij ‘bënin edhe gjykim paralel me gjykatën’. Por, sipas avokatit këto media do të paditen një nga një, bile disa edhe do të detyrohen të mbyllen vet, pasi ende pa u shpallur vendimi përfundimtar kanë shkruar “Lirohen kriminelët shqiptarë”. Ndërkaq, sa i përket dëshmitarit bashkëpunëtor Bozhur 50, siç raporton TV Presheva, avokati Krstiq ka thënë se dëshmitë e tij kanë qenë rrëqethëse edhe për vetë avokatët , që sipas avokatit mbrojtës ishin të sajuara dhe asgjë nuk ishte e vërtetë. Po ashtu edhe  në bazë të vendimit kolegjit të  Gjykatës së Apelit në Beograd departamenti për Krime Lufte, vlerësohet se gjykata e shkallës së parë ka vepruar rregullisht kur nuk e ka pranuar deklaratën e dëshmitarit bashkëpunëtorë Bozhur 50 , duke gjetur se deklarata e tij është e paqartë, e pasaktë dhe në pjesë të rëndësishme e mohuar me prova të tjera në kuptim të fakteve relevante. Një fakt tjetër interesant ishte edhe akuza për vrasjen e një serbi në  Gjilan i cili rezultoi të jetë gjallë. Ndërkaq, Agush Memishit e Ahmet Hasanit i u ishin ofruar edhe mjete materiale dhe gjithçka që vetëm të bëheshin bashkëpunëtorë. Më 8 janar gjykata e Apelit 17 shqiptarëve nga Presheva, u ka dërguar edhe vendimin për lirimin e tyre përfundimtar. Avokati mbrojtës  Zdravko Krstiq thotë se do të padisë shtetin, e nëse do të ketë vështirësi do të shkojë edhe në gjykatën e Strasburgut. Më 13 nëntor gjykata apelit i shpalli të pafajshëm 17 shqiptarët nga Presheva, të cilët akuzoheshin për krime lufte të kryera në Gjilan. Më  8 janar ata kanë marrë edhe vendimet për lirimin e tyre./Titulli.com/ http://youtu.be/4HlCxiALEcY
Këshilltarët e Lartë të OSBE-së për Pakica takohen me kryetarin e KKSH-së
Gjilan: Taksistët e Preshevës përveç parkingut mbeten edhe pa vetura!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration