Lokale
Gjilan: Taksistët e Preshevës përveç parkingut mbeten edhe pa vetura!
Taksistët e Preshevës që bartin udhëtarët në relacionin Gjilan – Preshevë dhe anasjelltas, kanë mbetur pa vendin e mëparshëm të parkingut.
Parkingu të cilin deri më sot e kanë përdorur këta qytetarë të komunës së Preshevës, tani më nuk e kanë, pasi inspekcioni me ndihmën e Policisë së Kosovës ka filluar të konfiskoj veturat e taksive që bartin udhëtar në relacionin Preshevë-Gjilan-Preshevë.
Disa taksistëve nga Presheva, të mërkurën iu konfiskuan veturat për 48 orë nga isnpekcioni i komunës së Gjilanit, me arsyetimin se taksistët preshevar nuk kanë leje për këtë veprimtari.
Tanimë, taksistët e kanë të ndaluar edhe parkimin pas stacionit të autobusëve në këtë qytet të Kosovës.
Brengën e tyre taksistët nga Presheva ia kanë parashtruar gjatë një takimi edhe kryetari të sapo zgjedhur të Gjilanit, Lutfi Hazirit.
Ai ka premtuar se rasti në fjalë do të zgjidhet ditëve në vijim./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!