Presheva të mërkurën në festë
Lokale

Presheva të mërkurën në festë

27.Nov.2012 16:49
0
[caption id="attachment_43175" align="aligncenter" width="576"] Foto e marrë nga:  "Kjo është Presheva jonë"[/caption] Forumet rinore shqiptare të Komunës së Preshevës nesër me fillim në orën 12h në sheshin e Preshevës organizojnë program kulturoro-artistikë në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë Me këtë rast organizatorët ftojnë qytetarët e Komunës së Preshevës që të marrin pjesë në këtë manifestim qendrorë. “Përgatitjet janë duke u bërë sipas planit dhe nesër me fillim në orën 12h do të nisë programi kulturoro-artistikë i cili do të zgjasë rreth dy orë”, i tha Titullit Agon Ajeti, përfaqësues i këshillit organizativë . Sipas Ajetit, në këtë organizim për 100 vjetorin e pavarësisë, me një program kulturor do të paraqitet shoqëria “Rexho Mulliqi” si dhe këngëtarë nga Lugina. Ky manifestim organizohet nga forumet rinore shqiptare të Komunës së Preshevës me mbështetjen e Këshillit Komunal./Titulli.com/
Bujanoci “konkurron” Vlorën me organizimin për 100 vjetorin e pavarësisë?! (video)
Solemnitet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration