Bujanoci “konkurron” Vlorën me organizimin për 100 vjetorin e pavarësisë?! (video)
Lokale

Bujanoci “konkurron” Vlorën me organizimin për 100 vjetorin e pavarësisë?! (video)

27.Nov.2012 19:03
0
Komuna e Bujanocit sot ka shënuar përvjetorin e 100 të pavarësisë së Shqipërisë me një sërë aktivitetesh të organizuar për këtë festë jubilare historike. Filloi me marshin e nxënësve, ndërsa përfundoi me një koncert të organizuar në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc. Siç raporton Titulli, sot gjithçka dukej si në Shqipëri, apo më saktë, “si në Vlorë”, pasi në këtë manifestim shqiptarëve nuk i mungoi as shtëpia e Ismail Qemalit të cilën ia solli në miniaturë, Nagip Taipi. Taipi, një artistë i cili më herët patë ndërtuar edhe NEWBORN-in në sheshin e Bujanocit, edhe me këtë rast me vetiniciativë i solli shqiptarëve të Luginës një kopje të shtëpisë në miniaturë ku u shpallë pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912. http://youtu.be/JHry41mwRBs 100 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Bujanocit ishin organizuar nga profesor Muharrem Goga për një marshimin prej rreth 3 kilometrave nga Tërnoci në drejtim të Bujanocit. Ata ndaluan tek varri i komandant Lleshit, për të vazhduar më pas me udhëtimin e tyre drejt Bujanocit ku edhe me trupat e tyre formuan numrin 100 si simbolikë e 100 vite shtet shqiptarë. http://youtu.be/cTklnYDd_nk Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar me një delegacion nga shoqata kulturoro-artistike nga Peja aktivitet e kësaj dite festive i filloi me homazhe në varrin e dëshmorit Ridvan Qazimi-Komandant Lleshi, pas së cilës vizituan edhe muzeun e sapo hapur të Komandant Lleshit. Pika kulmore e organizimit të sotëm ishte shpalosja e flamurit kombëtar nga kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi para mijëra qytetarëve që kishin dalë në shesh për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë. http://youtu.be/oTyUxBUp6cY Për qytetarët e kësaj komune ishte përgatitur edhe një koncert me shoqërinë e ardhur nga Peja si dhe “Zërin e Luginës”. Për këtë koncert interesimi ishte shumë i madh i qytetarëve sa që salla ishte e vogël për të pranuar të gjithë. Me një fjalë, organizimi ishte i përkryer, ndërsa porosia e kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi në këtë ditë ishte, “po shpallim pavarësinë e Shqipërisë natyrale”. /Titulli.com/ http://youtu.be/rdndHD-VHAE
Titulli.com tani edhe në Vlorë e Tiranë
Presheva të mërkurën në festë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration