Solemnitet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Beograd
Lokale

Solemnitet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në Beograd

27.Nov.2012 15:01
0
Një delegacion i përbërë nga zv/kryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti, zv/ kryetari i kuvendit komunal  Fehmi Beha dhe ndihmësi i kryetarit të komunës Ismet Zeqiri, qëndruan për vizitë pune në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd. Siç njofton MedvegjaNet, Florim Sahiti, e njoftoj ambasadorin e Shqipërisë Shpëtim Çaushin, për situatën e përgjithshme të shqiptarëve të kësaj komune, duke thënë se Medvegja është tërësisht e harruar dhe e shkëputur nga pjesët tjera ku jetojnë shqiptarët. Fillimisht, është harruar nga Këshilli Nacional Shqiptar, pastaj nga Presheva dhe Bujanoci, po ashtu nga Kosova, por edhe nga Shqipëria si shteti amë i të gjithë shqiptarëve. Ambasadori, Shpëtim Çaushi, e siguroj delegacionin medvegjas se po punon në këtë drejtim për përmirësimin e situatës në Medvegjë. Në mes të tjerash Ambasadori citohet të ketë thënë se “ Unë në takimin me  Ambasadorët “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” u takova me Ambasadorin Zviceran në Serbi dhe i kërkova ndonjë ndihmë dedikuar komunës së Medvegjës pasi që pjesa dërmuese e popullatës medvegjase që jeton në perëndim jeton në Zvicër. Qeveria zvicerane do të bëjë apel tek medvegjasit që jetojnë atje të financojnë disa projekte inkurajuese për ti mbajtur më mirë lidhjet me vendlindjen e tyre ku kjo do të mund të vazhdoj pastaj vit pas viti.

Medvegja është një komunë me një peizazh tejet të bukur dhe se e ndiej vetën shumë të kënaqur që kam qenë atje, ishin fjalët përfundimtare të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Serbi Shpëtim Çaushit./Titulli.com/ ********************************************************************************************************* Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Serbi, Shkëlqësisë së Tij, Shpëtim Çaushi, një delegacion nga komuna e Medvegjës i përbërë nga zëvendëskryetari i komunës, Florim Sahiti dhe zëvendëskryetari i Kuvendit Komunal, njëherit kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë, Fehmi Beha, me datën 28 nëntor do të qëndrojnë në Beograd me ç’rast do të marrin pjesë në solemnitetitn për hir të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Me këtë rast Florim Sahiti dhe Fehmi Beha të gjithë shqiptarëve u kanë uruar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe u kanë uruar suksese edhe më të mëdha në vitet e ardhshme. “Sa i përket popullatës shqiptare në Medvegjë si të arritura konsiderojmë zgjedhjet që kemi pasur gjatë këtij viti, pozitat që tashmë shqiptarët kanë në Kuvendin Komunal të Medvegjës, ndërsa shpresojmë se në të ardhmën do të punohet më tepër për interesat e shqiptarëve të komunës së Medvegjës”, ka shtuar Beha./Fidan Kosumi/  
 
Presheva të mërkurën në festë
PLD i uron 28 Nëntorin qytetarëve shqiptar të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration