Presheva reagon ndaj zhvillimeve të sotme në Medvegjë !
Lokale

Presheva reagon ndaj zhvillimeve të sotme në Medvegjë !

13.Sep.2015 19:43
0
Ndalesën e sotme të hyrjes së qytetarëve shqiptarë nga Medvegja që përkohësihtë jetojnë në Kosovë dhe që ishin nisur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale publicistët e shohim si krizë të demokracisë ballkanike.

Shkodran Ismaili, publicist nga Presheva ka thënë se kjo që sot ndodhi ne Medvegjë, moslejimi i hyrjes së qytetarëve shqiptarë për ta dhënë të drejtën e votës - një të drejtë elementare të "garantuar"edhe me kushtetutë të republikës së Serbisë, është një tjetër "defekt, kaos, çrregullim dhe krizë e demokracisë.

 “Kjo e drejtë elementare është e "sanksionuar" edhe me Konventat ndërkombëtare duke filluar nga Karta e Kombeve të Bashkuara e deri edhe në Corpus Juris Europiana, por ja që një shtet që quhet Serbi nuk e respekton atë dhe diskriminon qytetarët e saj të cilët "përkohësisht" jetojnë në Republikë të Kosovës një shtet fqinjë”, deklaroi Ismaili për Titulli.com.

Sipas tij medvegjasit dhe Medvegja kanë treguar vetëdije politike të lartë, maturi dhe pjekuri të llojit më të lartë, duke qëndruar deri në shtatë orë në kufij, për ta hedhë votën e tyre në pikat votuese.

 Ai shpreson të ngadhënjejë demokracia popullore dhe të demokratizohen regjimet antidemokratike.

Në komunën e Medvegjës sot po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në të cilët po marrin pjesë 3 lista serbe dhe 2 shqiptare dhe të drejtë vote kanë 10.465 qytetarë të kësaj komune./Titulli.com/

 

Lejohet hyrja e shqiptarëve në Medvegjë
Reagon "Vatra": Qeveria e Serbisë pengoi lëvizjen e lirë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration