Lejohet hyrja e shqiptarëve në Medvegjë
Lokale

Lejohet hyrja e shqiptarëve në Medvegjë

13.Sep.2015 17:41
0
Pas 7 orë pritjeje në pikëkalimin kufitar, që lidh Kosovën me Serbinë, banorët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë, janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë.

Ata në orës 7:00 të mëngjesit ia kanë mësyrë Medvegjës për të votuar në zgjedhje lokale, por nuk janë lejuar nga polica serbe me arsyetimin se kanë probleme me sistemin e regjistrimit të të dhënave, raporton kosovapress.

Pas disa orë pritjesh, qytetarët në shenjë proteste janë përplasur me policinë serbe, por kjo e fundit ka arritur t’i kthejë mbrapa në territorin e Kosovës. Ata janë vizituar nga përfaqësues të subjekteve politike në Luginën e Preshevës, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërhyrë në lirimin e rrugës. /Titulli.com/

Pas gjysmë ore dihet se a do të bojkotohen zgjedhjet në Medvegjë
Presheva reagon ndaj zhvillimeve të sotme në Medvegjë !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration