Lokale
Fillon asfaltimi i disa rrugëve në Bujanoc
Kanë filluar punimet për asfaltimin e disa rrugëve anësorë në rrugën e Kosovës në Bujanoc, kryesisht hyrja 18 dhe 12A. Po ashtu në fshatit Bilaç dhe Samolicë janë duke u asfaltuar trotuaret të cilët sipas drejtorisë për ndërtim do të përfundohen para festës së Bajramit.
“Projektet që do të realizohen deri nesër do të kushtojnë 9,2 milion dinar të financuar nga komuna ndërsa projektet tjera si trotuaret ne fshatin Bilaç dhe Somolicë janë projekte të përbashkët me mjetet e pushtetit lokal dhe të Trupit Koordinues”,thotë Haliti.
Ndërsa për rrugët tjera të mbetura anësore në Bujanoc do të bëhet parallogaria dhe pastaj do të vazhdohet me punën, thonë nga përgjegjësit e pushtetit lokal të Bujanocit.
“Disa prej tyre nuk kanë të përfunduar kanalizimin dhe ujësjellësin, qytetarët tani e tutje do të kenë rrjetin e tyre primar i cili do të realizohet nga ndërmarrja Publike “Komunalia” dhe do të financohet nga buxheti i pushtetit lokal”, përfundoi Haliti./Zilihaje Selmani/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!