Lokale
Presheva ngritë flamurin, paralajmërohet fitore në përdorimin e saj
Në godinën e Kuvendit Komunal të Preshevës, në orët e para të mëngjesit është ngritur flamuri kuq e zi përkrah atij të Serbisë.
Me këtë rast kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka uruar qytetarët shqiptarë të Luginës dhe kudo që gjenden ata, duke paralajmëruar fitoren në përdorimin e Flamurit Kombëtar, raporton Titulli.
“28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. Duke shënuar këtë ditë asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë. Kjo ditë edhe një herë na mëson se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat tona. Shqiptarët e Kosoves Lindore nuk do të lejojnë që vlerat e brezave të kaluar të zbehen e aq më tepër të nëpërkëmben. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Ragmi Mustafa./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!