Galip Beqiri kërcënon gazetarin
Lokale

Galip Beqiri kërcënon gazetarin

28.Nov.2013 09:34
0
Publikimi i editorialit me titull “Kësaj here e lidhi me tel, nuk e gozhdoi”, ka nxitur reagimin e pamatur të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri i cili përmes telefonit ka kërcënuar gazetarin e portalit informativ Titulli.com Editoriali i cili u publikua të mërkurën nuk i ka pëlqyer kryetarit Galip Beqiri, i cili gjysmë orë pas publikimit të tij ka thirr në telefon (në orën 21:32 minuta) gazetarin duke e kërcënuar atë. Për këtë kërcënim, kryeredaktori i portalit Titulli.com Argjent Goga, ka njoftuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Bujanoc, ndërsa një gjë të tillë do ta bëjë edhe në organet e drejtësisë. Editoriali “Kësaj here e lidhi me tel, nuk e gozhdoi”, nuk ka të bëjë me asgjë personale, përveç punës profesionale, dhe gjithçka që është e shënuar në të ndërlidhet me institucionin dhe udhëheqësin e saj. Po të ishte kryetar i KKSH-së ndokush tjetër kritikat do të drejtoheshin në emër të atij, duke ditë rregullat e gazetarisë se ai është personi përgjegjës i atij institucioni, e aq më shumë kur është i përfshirë në atë vepër. Portali informativ Titulli, që tashmë në janar mbushë dy vite nga fillimi i punës, është medium serioz i cili deri më tani ka përcjellë ngjarje të ndryshme në Luginë dhe rajon, qoftë të pushteteve, njashtu edhe të opozitës. Titulli gjithashtu ka përcjell të gjitha aktivitet e KKSH–së dhe institucioneve tjera duke pasqyruar ngjarjet dhe aktivitetit, por në një moment që diçka shikohet me syrin kritik, drejtuesi i institucionit reagon aq rëndë, sa që edhe kërcënon gazetarin. Ky medium me seli në Bujanoc, në asnjë moment nuk e ka menduar dhe as që mendon se politikanët janë ata që duhet të kontrollojnë mediat, duke mos i lënë hapësirë mendimit të lirë të qytetarëve. Titulli vlerëson laramanin e mendimeve, e sidomos kur merret parasysh besueshmërinë që ka në opinionin e gjerë duke plasuar lajme të sakta. Andaj, si për kryetarin e KKSH por edhe ankesat tjera të cilat mund të vijnë në të ardhmen, nëse vijnë në formë kërcënimi do të paraqiten në organet përgjegjëse. Në të kundërt, nëse mendoni se me ndonjë shkrim kemi paraqitur të pavërtetat, ekzistojnë organet e drejtësisë ku mund të paraqitni ankesat tuaja, ku me dëshirë do t’i përgjigjemi. Titulli.com do të vazhdojë me misionin e informimit dhe në asnjë moment kërcënimet nuk do të kenë sukses, sidomos nga udhëheqës të institucioneve që pretendojnë se janë “demokratë”.
Presheva ngritë flamurin, paralajmërohet fitore në përdorimin e saj
Miss Supermodel International me sfilatë në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration