Presheva me 10 nxënës në gjuhën serbe për shkollat e mesme, në Bujanoc vetëm një nxënës në drejtimin e farkëtarisë
Lokale

Presheva me 10 nxënës në gjuhën serbe për shkollat e mesme, në Bujanoc vetëm një nxënës në drejtimin e farkëtarisë

06.Jul.2016 09:04
0
Pas përfundimit të rrethit të parë të regjistrimit në komunat e Rrethit të Pinjës kanë mbetur edhe 439 vende të lira në shkollat e mesme, ndërsa në 10 paralele janë më pak se 15 nxënës, sa që sipas ligjit është minimumi për formimin e paralelës, ka njoftuar kryetarja komisionit për mbarvajtjen e provimit përfundimtar, Jovica Stevanoviq, shkruan Titulli.com.

Ajo është shprehur se në drejtime të cakutuara në shkollat e mesme në Bujanoc, Tërgovisht dhe Preshevë për herë të parë janë regjistruar “nga një, dy apo tre nxënës”, transmeton Titulli.com.

Sipas të dhënëve të komisionit për mbarvajtjen e provimit përfundimtar në shkollën e mesme’ Sezai Surroi” për drejtimin “Automekanik” ka konkuruar vetëm një nxënës, ndërsa për drejtimin e “Farkëtarisë” konkuruan 2 nxënës.

 “Ne kemi problem me paralelet në gjuhën serbe në gjimnaz dhe shkollën teknike në Preshevë. Për regjistrim në gjuhën serbe këtë vit në gjimnaz kanë konkuruar 3 nxënës, ndërsa në shkollën teknike janë lajmëruar 7 nxënës”, ka thënë Stefanoviq./Titulli.com/

Jonuz Musliu, kërkon përmendore në Nish për Skënderbeun
Nuk ka rrezik për terrorizëm në Luginë, problemet e Bashkësive Islame të zgjidhen përmes institucioneve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration