Jonuz Musliu, kërkon përmendore në Nish për Skënderbeun
Lokale

Jonuz Musliu, kërkon përmendore në Nish për Skënderbeun

06.Jul.2016 08:31
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka propozuar ngritjen e një monumenti për Skënderbeun në Nish, shkruan Južne vesti.

Të enjten, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar një vendim që sheshi 'Karagjogje Petroviq' të ndryshojë emrin, dhe të bëhet sheshi 'Skënderbeu'.

Musliu ka thënë se rëndësia e Skënderbeut është e madhe, dhe ka kujtuar se emrin e heroit të shqiptarëve e mbajnë edhe rrugë të tjera, në Beograd, Gjenevë, Romë, Nju-Jork, Londër dhe Bruksel.

Ai ka propozuar që në Nish të ngrihet në të ardhmen një monument për Skënderbeun.

"Do të kërkoj ndërtimin e një monumenti në Nish për Skënderbeun, edhe pse atje nuk ka shqiptarë, sepse ky hero më 3 nëntor të vitit 1443, me 300 kalorës, shpëtoi serbët në Nish nga pushtuesit osmanë. Ai jo vetëm që ka shpëtuar shqiptarët, por edhe serbët", ka thënë Musliu, transmeton Gazeta Express.

Historianët e Nishit, Vlladimir Jovanoviq dhe Millan Rangjeloviq nuk e kanë mohuar faktin se Skënderbeu ka marrë pjesë në betejat afër Nishit dhe vendeve përreth më 1443.

Por, Jovanoviq ka thënë se karakteri i heroit shqiptar nuk e justifikon një monument për të. Sipas tij, ai ka qenë, në fund të fundit, në anën e ushtrisë turke asokohe. 

Musliu ka tha thënë se serbët duhet të kuptojnë iniciativën për riemërimin e sheshit të Bujanocit dhe atë për monumentin për Skënderbeun, sepse në Mitrovicë është ngritur një monument për Car Llazarin dhe shqiptarëve nuk iu ka penguar.

Lugina feston ditën e parë të Fitër Bajramit
Presheva me 10 nxënës në gjuhën serbe për shkollat e mesme, në Bujanoc vetëm një nxënës në drejtimin e farkëtarisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration