Nuk ka rrezik për terrorizëm në Luginë, problemet e Bashkësive Islame të zgjidhen përmes institucioneve
Myftia i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhemdin Saqipi ka vlerësuar se në këto komuna në Jug të Serbisë ka probleme të shumta, por duke i falënderuar funksionit të imamëve nuk ka rrezik për situata të krizës lidhur me terrorizëm, shkruan Titulli.com.Saqipi në udhëheqësin e re të Bashkisë Islame të Serbisë është zgjedhur për zëvendëskryetar i Reis Myftisë dhe i ka thënë agjencisë beta se disa probleme janë shkaktuar në këto komuna me ndikimin e bashkësive islame nga Sanxhaku dhe Kosova, transmeton Titulli.com.
“Nuk duhet as organet as shteti të përfshihet, nese neve na përkrahin ligjet dhe institucionet na vet do ta zgjedhim çdo problem sepse ne njohim terenin dhe xhematin tonë. Nuk do të lejojmë që kushdoqoftë nga jashtë të realizojë projektet e tyre ku askush nuk e din se çka fshihet aty”, ka deklaruar Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/