Presheva e vërshuar nga refugjatët
Një qytetar nga Siria shprehet i frustruar nga paraqitja e refugjatëve nga Afganistani e Iraku sikur se janë qytetar të Sirisë.Ai gjatë një prononcimi për Chanel4News thotë se ata kanë shtëpitë dhe shtetin e tyre ndërsa unë skam, transmeton Titulli.com.
Ditëve të fundit shihet një fluks më i madh refugjatëve të cilët vijnë në Preshevë përmes Maqedonisë.
Refugjatët presin me ditë të tëra në Qendrën e Pranimit në Preshevë pë tu pajisur me dokumentin që lejohet të kalojë përmes territorit të Serbisë dhe është i detyruar ta lëshojë shtetin brenda 72 orëve.
Shumica e refugjatëve që kalojnë përmes Preshevës, destinacion kryesorë e kanë Gjermaninë dhe shtetet tjera perëndimore./Titulli.com/