Presheva dhe Bujanoci ende nuk kanë noter publik
Lokale

Presheva dhe Bujanoci ende nuk kanë noter publik

01.Aug.2016 09:36
0
Para një muaji në qytetin e Bujanocit është vendosur një noter, mirëpo vetëm pas 3 ditësh është shkarkuar pasi nuk ka plotësuar kushtet të punojë me këtë punë, shkruan b92.

Banorët e Bujanocit dhe Preshevës për vëretetimin e kontratave duhet të udhëtojnë deri në Vranjë vetëm për një noteri.

Dera e zyre të noterit në Bujanoc është e mbyllur. Në hyrje të ndërtesës është ngjitur një njoftim se ushtrues detyre është caktuar Olivera Stamenoviq, zyrja e së cilës gjendet në Vranjë.

Deri në fillim të muajit korrik, banorët e Bujanocit dhe Preshevës, marrëveshjet apo kontratat e shitblerjes, martesore, dhuratave apo hipotekës kanë mundur ti kryejnë në gjyqin e Bujanocit edhe atë pa pagesë.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pret që ministria të gjej zgjidhje dhe ti ndihmojë qytetarët e jugut të Serbisë.

Sipas ligjit përkatës, një noter i takon në 25.000 banorë në një qytet. Në Serbi punojnë momentalisht 150 a ka nevojë për 397 noter./Titulli.com/

Salihu: Presheva nuk përkrahi tubimin në mbështetje të Erdoganit dhe Turqisë?
Bujanoc: Seminari i karatesë tradicionale vazhdon traditën, mjeshtëri i ish-Jugosllavisë teston kandidatët (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration