Bujanoc: Seminari i karatesë tradicionale vazhdon traditën, mjeshtëri i ish-Jugosllavisë teston kandidatët (foto)
Lokale

Bujanoc: Seminari i karatesë tradicionale vazhdon traditën, mjeshtëri i ish-Jugosllavisë teston kandidatët (foto)

01.Aug.2016 10:09
0
Në sallën e sportit të shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc është mbajtur një seminar në karate tradicional nga mjeshtër të mëdhenj të këtij sporti luftarak.

Vladimir Jorga, mjeshtër  i karatesë 9 DAN  një nga themeluesit e karatesë tradicionale të Jugosllavisë tani kryetar i Federatës Evropiane të Karatesë Tradicionale, Ramadan Berisha mjeshtër i  karatesë që mbanë klubin në Londër të Britanisë së Madhe dhe Bejar Fazliu- sensei  7 DAN zhvilluan seminarin dhe testuan disa kandidatë për breza të zi, shkruan Titulli.com.

Qemal Hiseni nga komuna e Bujanocit e ka mbrojtur brezin e zi 4 Dan, ndërsa pjesëmarrës në provime kishte edhe kandidatët tjerë nga ky rajon dhe Kosova.

Vlen të theksohet se seminari i katil është mbajtur edhe gjatë viteve të kaluara të organizuar në Bujanoc, Preshevë, Kosovë dhe Shqipëri nga Bejar Fazliu me bashkëpunëtorë./Titulli.com.

Presheva dhe Bujanoci ende nuk kanë noter publik
Preshevë: Aksion rrugorë me moton "E drejta e imja është në ndryshim, jo në ecje të vogla"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration