Preshevë: Në Caravajkë shënohet 23 prilli "Dita Botërore e Librit"
Në shkollën fillore "Migjeni" në Caravajkë, me një orë letrare u shënua 23 prilli Dita Botërore e Librit" .Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), shkrimtari Bilall Maliqi, elaboroi në pika të shkurtra për këtë datë me rëndësi për librin dhe kulturën në përgjithësi.
“Dita Ndërkombëtar e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore” u shpreh Maliqi.
Ai më tej shtoi se në Luginën e Preshevës çmohet libri dhe ka botime të librave të ndryshëm.
“Në kuadër të Edicionit të Botimeve të “Feniksit” në dhjetëvjeçarin e fundit janë botuar një numër i konsiderueshëm i librave të autorëve nga Lugina e Preshevës. Mbi 100 tituj janë botuar dhe ky është një sukses i vazhdueshëm i “Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës”, i cili gjatë orëve letrare të mbajtura nëpër shkollat e Luginës dhe më gjerë ka nxitur nxënësit për t’u marrë aktivisht me shkrime”. Përfundoi Maliqi.
Në emër të shkollës, mirëseardhje shkrimtarëve i dëshiroi nxënësja Ardita Mustafa, e cila në vazhdim i ftoi nxënësit të lexojnë poezi para shkrimtarëve të prenishëm.
Në këtë orë letrare lexuan nxënësit, Aida Beqiri, Genta Dalipi, Arbenita Hafizi, Hanife Hafizi dhe Nderim Hajrullahu.
Nga Shoqata morën pjesë dhe lexuan poetët. Bilall Maliqi, Demush Berisha, Ismet Bajrami, Remize Halimi, Herolinda Salihu dhe Marigona Fejzullahu.
Në fund, kryetari Maliqi, i siguroi nxënësit që edhe në të ardhmen do ta vizitojnë këtë shkollë dhe nxënësit./Titulli.com/