Aleanca PVD-UDSH përmbyll në mënyrë dinjitoze fushatën parazgjedhore (video)
Aleanca PVD "“ UDSH "“ Shaip Kamberi përmbylli sot fushatën parazgjedhore më një tubim madhështor në sheshin e qytetit në Bujanoc. Sheshi i qytetit ishte mbushur si asnjëherë më parë nga anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit PVD "“ UDSH, të cilët kanë vendosur për ndryshime, kanë vendosur që kryetari i ardhshëm i komunës së Bujanocit të jetë Shaip Kamberi.Tubimi filloi me himnin kombëtar dhe një minutë heshtje për të nderuar dëshmorët e kombit shqiptar, dhe vazhdoi më prezantimin e 41 kandidatëve të listës zgjedhore PVD – UDSH që udhëhiqet nga Shaip Kamberi.
Përfaqësuesi i kësaj liste nga diaspora Agron Rahimi tha në tubim që diaspora si gjithmonë do të vazhdojë të ndihmojë vendlindjen pasi krenaria më e madhe është të përkulesh para popullit tënd.
Përfaqësuesi i UDSH-së, Nagip Aliu kritikoi udhëheqësit e pushtetit aktual në Bujanoc që kanë punuar për interesat e tyre personale, e jo për popullin.
Kandidati për deputet, Fatmir Hasani tha që verdikti i popullit po bën kthesën, duke theksuar nevojën e shqiptarëve për përfaqësim në parlamentin e Serbisë.
Në tubimin përmbyllës të aleancës PVD – UDSH fjalën e morën edhe bartësja e listës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani dhe kryetari i PVD-së, Riza Halimi, të cilët thanë që PVD do të kthehet në qeverisje për të shpëtuar shqiptarët.
Kryetari i UDSH-së në Bujanoc Adem Hasani tha që qytetarët e komunës së Bujanocit kanë dy oferta të zgjedhin, ofertën e nderit dhe moralit që ofron PVD – UDSH apo ofertën e korrupsionit.
Bartësi i listës PVD – UDSH dhe kandidati për kryetar të komunës Shaip Kamberi tha se risitë që programi i aleancës ofron janë riorganizimi i administratës, zyra për diasporë, subvencionimi i prodhuesve dhe bujqëve, partneriteti me biznesin, në mënyrë që mjetet t’i kthehen qytetarit, duke i thënë mjaftë më asfaltomanisë dhe përçarjes së shqiptarëve.
Edhe tubimi përmbyllës përfundoi me ftesën për të votuar numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielën më 24 prill./Titulli.com/
Program parazgjedhor