PPS-Medvegjë: Ne nuk jemi organizatorë të tekstit, "...Drashkoviq ka festuar Adem Jasharin"
Lokale

PPS-Medvegjë: Ne nuk jemi organizatorë të tekstit, "...Drashkoviq ka festuar Adem Jasharin"

19.Aug.2014 11:32
0

Këshilli komunal i Partisë Përparimtare Serbe (PPS) në Medvegjë nëpërmes një komunikate bën të ditur se nga mediat publike sikurse edhe qytetarët është njoftuar se në tubimin e shqiptarëve nga mërgata nga kjo komunë që është mbajtur në Banjë të Sjarinës me 9 gusht në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, gjatë programit është “madhëruar lufta e Shqiptarëve për liri në Kosovë”, “personazhi i Adem Jasharit” etj.

 

Sllobodan Drashkoviq

"Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për temën e hapur publikisht e cila ka të bëjë me Medvegjën dhe politikën në këtë komunë dikush nga vizitorët në profilin e facebook-ut të kësaj partie ka postuar tekstin e marrur nga mediat elektronike", shkruan në komunikatë.

Më tej, KK i Partisë Përparimtare Serbe në Medvegjë demanton siç thuhet "pohimet e Sllobodan Drashkoviqit" se janë organizatorë të tekstit në fjalë, transmeton mepress.

Në komunikatë ndër të tjera shkruan se a është festuar Adem Jashari në këtë takim dhe a është bërë diçka në kundërshtim me ligjet e Republikës së Serbisë “ne këtë nuk e dimë dhe këtë ia lëmë organeve kompetente”.

PPS thekson se angazhohet për respektimin e të drejtave të komunitetit shqiptar në Medvegjë dhe se me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve ka kontakte korrekte politike të bazuara në respekt të ndërsjelltë./Titulli.com/

 

Medvegja shfuqizon gjendjen e jashtëzakonshme
Lugina ndër vite humbet fshatra me banorë shqiptarë (tabela)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration