Medvegja shfuqizon gjendjen e jashtëzakonshme
Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme sot ka miratuar vendimin për shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Medvegjë.Vendimi është miratuar në bazë të kushteve të krijuara për funksionim normal të organeve shtetërore si dhe për shkak të qarkullimit të normalizuar të të gjitha akseve rrugore të rrugëve shtetërore të rangut të parë dhe të dytë si dhe atyre komunale.
Ju rikujtojmë se për shkak të përmbytjeve si pasojë e shirave të mëdha, komuna e Medvegjës me datën 31 korrik ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Dëmi i shkaktuar nga fatkeqësia elementare vlerësohet në mbi 100 milion dinarë, shkruna mepress.