Lokale
Ndërrimi i patentë shoferit edhe përmes internetit (linku)
Qyetarët e Serbisë të cilët kanë patent shofer biometrik me çip, nga dita e sotme lejet e makinave mund ti shkëmbejnë edhe përmes internetit, përmes portalit euprava.gov.rs, pa shkuar në stacion policor, ndërsa sistemin në funksion e ka lëshuar sekretari në Ministrinë e Punëve të Brendshme Vanja Vukiq.
Vukic me këtë rast ka thënë se është përmbushur edhe një premtim i dhënë para dhjetë ditëve dhe se qytetarët nga momenti i aplikimit dhe pagesës së taksës, patent shoferin mund ta tërheqin brenda 24 orëve në stacionin kompetent në vendin e banimit.
Ai ka theksuar se sistemi për vazhdimin elektronik të patent shoferit të qytetarëve jo vetëm që nuk rritë harxhimet, por sjell edhe kursime, pasi që nuk është e nevojshme të paguhen tri fletëpagesa për taksa, por vetëm një, në të cilën ato janë të bashkuara.
Ndërrimin e lejes përmes mënyrës elektronike nuk do të mund ta bëjnë shoferët që deri më tani kanë ndonjë ndalesë shëndetësore, si për shembull mbajtjen e obliguar të syzave, si dhe ata që janë më të moshuar se 65 vjet.
Vukiq ka vërtetuar se MPB nuk planifikon rritjen e taksave që qytetarët paguajnë për dhënien e dokumenteve.
Ministri ka nënvizuar se deri më sot MPB ka lëshuar 15,5 milion dokumente biometrike, mes të cilave 1.907.000 patentë shoferë, ndërsa kanë mbetur pa u ndërruar edhe 1,6 milion patentë shoferë të vjetër nga letra, ndërsa ndërrimin e këtij dokumenti nga letra me atë biometrik, qytetarët duhet ta bëjnë deri në qershor.
Linku me adresën e portalit elektronik të qeverisjes gjendet edhe në faqen e MPB-së, ndërsa qytetarët të cilët dorëzojnë kërkesat për ndërrim të patentë shoferit, në mënyrë elektronike përmes emailit do të njoftohen kur dokumenti i ri do të jetë i gatshëm për t’u tërheqë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!