Foto ilustrim nga interneti
Lokale
Policia lokale arreston kontrabanduesin e cigareve në Bujanoc
Pjesëtarët e Policisë në Bujanoc, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, do të paraqesin kallëzim penal kundër dyzet e katër vjeçarit nga rrethina e këtij qyteti, përcjellë Titulli.com.
Sipas njoftimit të policisë ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale të tregtisë së paligjshme të mallrave të akcizës.
Policia gjatë ditës se djeshme në Bujanoc ka ndaluar veturën “Seat” të cilën e drejtonte i dyshuari dhe ka gjetur 300 kuti cigare, pa dokumentacion përkatës, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Titulli.com.