Policia e Vrajës me kallëzim penal për shtetasin e Maqedonisë me qëndrim në Bujanoc, shmangja nga tatimi Foto ilustrim nga interneti
Lokale

Policia e Vrajës me kallëzim penal për shtetasin e Maqedonisë me qëndrim në Bujanoc, shmangja nga tatimi

30.Sep.2022 11:00
0

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vrajë, në bashkëpunim me inspektorët e Policisë Tatimore, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në këtë qytet, kanë paraqitur kallëzim penal kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, thuhet në raportin e policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij raporti bëhet fjalë për një 56  vjeçar shtetasi të Maqedonisë së Veriut, me banim në zonën e Bujanocit dhe ekziston baza e dyshimit se ka kryer vepra penale të shmangies nga tatimi dhe mashtrimit tatimor.

Ai dyshohet se nga data 01.01.2019 deri më 15 maj të këtij viti, si përgjegjës i një dyqani në Bujanoc, në librat e tij afarist nuk ka raportuar qarkullimin e mallrave që e ka blerë në tregun ilegal dhe të cilin e ka reklamua dhe shiten përmes rrjeteve sociale persona fizik në territorin e Serbisë përmes shërbimeve korriere.

Gjithashtu dyshohet se gjatë kësaj periudhe nuk ka dorëzuar deklarata tatimore në organin tatimor kompetent për qarkullimin e mallrave.

Në këtë mënyrë, siç dyshohet ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë për më shumë se 36.500.000 dinarë./Titulli.com/

Komuna e Preshevës fillon përgatitjet: Nga dita e shtunë (1 Tetor), qytetarët kanë mundësi t'i pranojnë regjistruesit
Kamberi: Regjistrohu ti, regjistro familjen tënde, rë regjistrohemi të gjithë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration